“Vaksina e nevojshme për t’u mbrojtur”/ Gjykata Supreme e SHBA rrëzoi kërkesën e studentëve: Në auditorë kontakti i pashmangshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur bota është përfshirë nga një kaos mendimesh kontradiktore lidhur me vaksinimin, Gjykata Supreme e SHBA ka rrëzuar një padi të studentëve të Universitetit të Indianës, në gusht të këtij viti të cilët kërkonin që të bllokohej politika e vaksinimit të detyrueshëm të Universitetit të tyre.

Padia

Ishin tetë studentë ata që iu drejtuan gjykatës me emergjencë dhe me argumentin se në këtë mënyrë do të cenohej integriteti i tyre trupor dhe se rreziqet që lidhen me vaksinat ishin më të mëdha se përfitimet e mundshme për grupmoshën e tyre. Kjo ishte padia e parë e ngritur në gjykatë kundrejt vaksinimit të detyrueshëm.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykata vendosi se shkolla kishte të drejtë të ndiqte “një proces të arsyeshëm dhe të rregullt të vaksinimit në interesin legjitim të shëndetit publik për studentët, fakultetin dhe stafin e tij”.

Gjyqtari theksoi se studentët kanë shumë opsione të tjerë, si aplikimi për përjashtim, anulimin e semestrit, ndjekja e klasës përmes internetit apo edhe ndërrimin e universitetit.

Çështja shkoi edhe në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit u pajtua me atë të shkallës së parë.

Vendimi: Çdo universitet mund të vendosë se çfarë është e nevojshme për t’i mbajtur studentët e tjerë të sigurt në një mjedis me grumbullim të madh. Vaksinimi mbron jo vetëm personat e vaksinuar, por edhe ata që janë në kontakt me ta, dhe në një universitet, kontakti i ngushtë është i pashmangshëm.

Padi të ngjashme janë ngritur nga studentë dhe janë në prite për t’u gjykuar nga gjykatat, pasi po “luftohet” fortë kundër vaksinimit të detyrueshëm nëpër shkolla.

 

Të fundit

Dëmtohet sistemi i kanalizimeve të Shëngjinit, shkak një defekt në stacionin e pompave

Një defekt në stacionin e pompave të ujerave të ndotura të zones turistike të Shëngjinit, ka nxjerr jashtë funksioni...

Makina del nga rruga në aksin Korçë- Pogradec, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në aksin Korcë- Pogradec ku një makinë ka dalë nga rruga. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar...

Gjendet i pajetë 36 vjeçari në Durrës, ishte denoncuar i zhdukur prej disa ditësh

Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të pabanuar në lagjen nr.16 në Durrës. Ai ishte denoncuar i zhdukur që prej...

Politika është thjesht një reality-show, nëse jeni miliarder gjithçka është më e thjeshtë

Një paradigmë e re dhe e paidentifikuar e pushtetit fillonte t’i paraqiste këta “mbretër” si “njerëz të vetëbërë” që duhej të ngriheshin si modele...

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre nëse kanë dritare të vjetra?...

Lajme të tjera

Web TV