Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë regjistrohet si vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga vdekja e mistershme e katër turistëve rusë në një hotel, në Qerret të Kavajës.

Raportohet se drejtësia shqiptare e ka regjistruar për veprën penale të vrasjes vdekjen e turistëve.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës të së premtes, ku katër turistët u gjetën të pajetë në pishinën dimërore në një hotel në Qerret, ndërsa e gjithë ngjarja vijon të jetë ‘e veshur’ me mister.

Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë, ndërsa si pistë kryesore mbeti ajo e asfiksisë nga klori në pishinë.

Ditën e sotme, pritet që Mjekësia Ligjore të nxjerrë ekspertizën, për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e turistëve.

Kujtojmë se viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV