Ambasadorja Kim takim me Mirela Kumbaron: Shqipëria potencial si destinacion turistik i klasit botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Ambasada e SHBA ka bërë publik takimin duke ndarë dhe foto të Kim dhe Kumbaros.

Ambasada thekson se në fokus të diskutimit ka qenë roli i çështjeve mjedisore “në përmbushjen e potencialit të madh që ka Shqipëria si një destinacion turistik i klasit botëror”.

“Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u takuan sot dhe biseduan mbi rolin e çështjeve mjedisore në përmbushjen e potencialit të madh që ka Shqipëria si një destinacion turistik i klasit botëror.

Komunitete, rrugë dhe plazhe të pastra janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe bizneseve të reja, dhe ato ranë dakord për të gjetur mundësi të reja në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në arritjen e këtyre qëllimeve”, shkruan ambasada.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV