Antonela Berisha me pushime në Dubai, ja kush është “sheiku” që e shoqëron

Antonela Berisha vazhdon të jetë nga personazhet me interes për publikun.

Ajo së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait e sigurisht nga atje nuk kanë munguar foto dhe video.

Përmes postimeve të ndryshme në Instastory ajo ka treguar gjithë aventurën e saj që po kalon në shkretëtirën arabe mes luksit që të fal ai vend.

E së fundmi, ajo zbuloi edhe ‘sheikun’ që po e shoqëron këto ditë.

Ajo publikoi një fotografi me mamanë e saj ku shkruan: “Ja edhe sheiku im”.