“Më ka futur në depresion”/ Beatrix Ramosaj rrëfen pasojat që i ka lënë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para disa ditësh, këngëtarja Beatrix Ramosaj zbuloi se ishte prekur nga Covid-19. Artistja qëndroi e karantinuar në shtëpi derisa e kaloi virusin, mirëpo tashmë po përballet me pasojat e tij.

Ditën e djeshme, Ramosaj publikoi në Instastory një foto të vetes, në të cilën shfaqej e ulur, me flokë të kapura bisht dhe e veshur me një bluzë bezhë. Më anë të këtij imazhi, këngëtarja zbuloi se një ndër pasojat e Covid-it është shtimi në peshë.

Covid-i më ka futur në depresion, sepse shtova shumë peshë. Sot fillova palestrën përsëri dhe kuptoj se do të jetë një rrugë e gjatë derisa të ndihem vetvetja përsëri, por shëndeti i pari, hap pas hapi,” shkroi ajo krahas imazhit.

Gjatë kohës që ishte e infektuar, Beatrix publikoi një foto tjetër të vetes në Instagram, krahas së cilës shkroi se pas një dite do të dilte nga karantinimi e më në fund do t’i rikthehej projekteve muzikore.

Ndër të tjera ajo zbuloi se një nga problemet shëndetësore që i kishte shkaktuar koronavirusi, ishte vështirësia për të ngjitur e zbritur shkallët.

 

Të fundit

“Pjerin, nënkryetarët i ke shumë të lodhur!”/ Rama batuta në takimin me kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në Durrës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar kritikat e...

Kur pësimi i Bashës nuk i bëhet mësim Lapajt

Nga Shpëtim Luku Në historinë politike shqiptare ka disa veprime që për nga absurditeti dhe pasoja, do të mbeten gjatë në kujtesën kolektive. Një prej...

Pensionet, u njihen vitet e punës para 1993 atyre që ju zhdukën dokumentet

Njihen periudhat e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1993 për efekt pensioni edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme. Ligji tashmë ka hyrë...

Qyteti dhe Arti- Mozaiku i munguar në arkitekturën bashkëkohore urbane

Në ansamblin e elementëve të zhvilluar në arkitekturën urbane, mungon elementi i mozaikut, ndërkohë që ai mund të ketë aplikime origjinale në shumë aspekte.Krijimi...

Nën radarin e Juventusit dhe Milanit, por Xhaka “tundohet” nga një klub i ri në horizont

Vera e Granit Xhakës parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Mesfushori shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos të klubeve me shumë emër, pasi...

Lajme të tjera

Web TV