Barcelona ka publikuar planet e ardhshme për të bërë një ndryshim total në objektet dhe godinat e klubit, duke nisur nga ajo më legjendare, stadiumi “Camp Nou” deri tek “Espai Barca”.
Për fjalën përfundimtare do të ketë, një referendum nga klubi, por katalanasit duan t’i çojnë gjërat në një tjetër nivel, me një sipërfaqe prej 18 hektarësh në qendër të qytetit. Ideja është që të ndërtohen zyra të reja, si dhe një hotel. Do të ketë gjithashtu objekte të reja duke përfshirë një shesh patinazhi dhe zhvillim urban në zonat përreth.
Kampusi i ri i Barcelonës do të integrohet në kompleks, me katalanasit që shpresojnë të kenë hapësirën më të madhe sportive dhe argëtuese në të gjithë Evropën. Sigurisht, Camp Nou është gjithashtu pjesë e planeve të rinovimit.