Shkarkohet drejtori i BILD, akuzohet për ngacmim seksual ndaj punonjësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i tabloidit gjerman BILD, Julian Reichelt, 41 vjeç, është shkarkuar nga posti i tij pasi akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij për ngacmime seksuale me punonjësit në këmbim të promovimit të tyre apo për t’u rritur rrogën. Ky skandal u zbulua nga hetimet e New York Times që kishin nisur që pranverën e 2021.

New York Times e nis hetimin e saj me titullin “Kështu funksionon në Bild , ai që fle me drejtorin promovohet,” dhe në të raporton të dhëna të shumta që zbulojnë abuzimet e Reichelt me punonjëset e tij në këmbim të një posti më të lartë. New York Times, mes të tjerash, raporton dëshminë e një praktikuesi, i cili dëshmoi në një hetim të brendshëm të kryer në Mars dhe tha se në vitin 2018 Reichelt e kishte çuar atë në një hotel pranë selisë së ‘Axel Springer’, ku kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Shkarkimi i tij u bë nga  Mathias Dopfner, kreu i “Axel Springer” shtëpisë botuese më të madhe në Europë që përfshin dhe BILD. Dopfner e mbrojti atë për muaj më radhë, por pas hetimit të New York Times ai  shkarkoi gazetarin “për mos ndarje të sferës private dhe asaj profesionale dhe se gënjeu menaxherët e grupit”. Dopfner shpjegoi se nuk ishte në dijeni të detajeve të zbuluara dhe e ka shkarkuar atë.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë sjellje që nuk respekton standardet tona etike dhe kulturën tonë gjithëpërfshirëse dhe të hapur,” tha Dopfner.

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV