“Të hapen negociatat”/ Zbardhet progres-raporti i KE për Shqipërinë: Përparime me drejtësinë dhe reformat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet progres-raporti për Shqipërinë, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet.

Në raport vlerësohet progresi i bërë me Reformën në Drejtësi, por edhe me reformat gjithëpërfshirëse në vend.

“Një prej arritjeve kryesore në gjyqësor konsiderohet emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, që i ka mundësuar të ketë kuorumin prej gjashtë gjyqtarëve në mënyrë që të mbajë mbledhje”, thuhet në raport.

Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive.

“Duhet të konsolidohet më tej si pjesë e agjendës më të gjerë të decentralizimit. Kjo është veçanërisht e nevojshme për të garantuar autonominë fiskale lokale dhe fuqizuar komunat për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë standarde”.

KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

Një tjetër pikë e vlerësuar është edhe puna e SPAK dhe ecuria e saj, por edhe Reforma Zgjedhore e miratuar para zgjedhjeve të 25 Prillit, e cilësuar si gjithëpërfshirëse, por shqetësim mbetet blerja e votës dhe rrjedhja e të dhënave personale.

Megjithatë, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV