‘Universi ynë është krijuar në laborator”, teoria më e re e Harvardit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një teori tjetër për krijimin e universit është ngritur nga shkencëtarë të  Universitetit të Harvardit. Njëri prej tyre ka “zbuluar” një teori interesante ku i bindur thotë se universi është krijuar në një laborator nga “klasa” më e lartë e formës jetësore. Avi Loeb, autori i librave më të shitur dhe ish-kryetari i departamentit të astronomisë në Harvard, këtë javë shkruajti një artikull në revistën shkencore “Scientific American” duke parashtruar çështjen se universi mund të ishte formuar në një laborator nga një “civilizim teknologjik i përparuar”.

Nëse është e vërtetë, ai tha se historia e origjinës së universit do të unifikonte idenë fetare të një krijuesi me idenë laike të gravitetit kuantik.

“Meqenëse universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i përparuar mund të kishte zhvilluar një teknologji që krijoi një univers ‘fëmijë’ nga asgjëja përmes tunelit kuantik”, tha Loeb.

Një nga idetë më interesante të paraqitura në artikull, është sistemi i klasifikimit të qytetërimit. Loeb tha se si një civilizim teknologjik i nivelit të ulët, njerëzit janë të klasës C. Edhe nëse teknologjia jonë të përparojë deri në pikën ku mund të bëhemi të pavarur nga Dielli, ne do të ishim klasa B. Nëse mund të krijojmë universet tona ‘të vogla’ në një laborator ne do të ishim të klasës A.

“Meqenëse universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i përparuar mund të kishte zhvilluar një teknologji që krijoi një univers ‘fëmijë’ nga asgjëja përmes tunelit kuantik”, vijon Avi Loeb.

Të fundit

Prapaskena me klauzola: Manchester United shitet plotësisht?

E ardhmja e Manchester United nën pronësinë e familjes Glazer ka hyrë në një fazë të re, pasi një...

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim përpara çdo bisedimi me Presidentin...

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV