Ambasadori Soreca i dorëzon Ramës progres-raportin e KE: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionti Europian, i cili u prezantua dje. Soreca e ka bërë të qartë nga Tirana se vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen zyrtare të negociatave.

“Raporti përcakton se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që i ka caktuar Këshilli. Ne theksojmë se Konferenca e parë duhet të mbahet sa më shpejt, deri në fund të këtij viti”, tha ambasadori Soreca, ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ambasadorit Soreca:

Janë dhënë merita Shqipërisë aty ku i takojnë meritat dhe janë vërejtur ato ku duhet bërë më shumë punë. Shqipëria ka bërë përparim në reformat që lidhen me BE. Raporti përcakton se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që i ka caktuar Këshilli. Ne theksojmë se Konferenca e parë duhet të mbahet sa më shpejt, deri në fund të këtij viti.

Në fushën e sundimit të ligjit raporti tregon se rezultatet konkrete ka pasur. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, duke krijuar trupa të reja në zbatimin e ligjit. Ka marrë pjesë aktive dhe në operacione ndërkombëtare. Kjo punë duhet të vijojë, duhet një bilanc i zbatimit të ligjit. Në Raport thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE.

Po ashtu, më lejoni që të flasë për një çështje që ka shqetësime dhe duhet shprehur. Një prej tyre është liria e fjalës. Fushata baltosje dhe veprime kundër gazetarëve nuk duhet të vazhdojnë. Duhet pasur pavarësi në rregullatorin e medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet. Parlamenti dhe Qeveria duhet të angazhohen për ndryshime në ligjin e medias, në përputhje me legjislacionin e BE.

Lexo edhe :  Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Një tjetër çështje është ajo që lidhet me pakicat. Ne po e ndjekim këtë.

Komisioni është i mendimit që ka ardhur koha tashmë për të patur Konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të vitit.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV