Karim Benzema rrezikon 5 vjet burg dhe gjobë 75 mijë euro, ja cila është arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjyq po zhvillohet për futbollistin francez, Karim Benzema, i cili akuzohet për bashkëpunim në shantazhin ndaj ish -shokut të skuadrës, lidhur me një kasetë me përmbajtje erotike.

Sulmuesi i Real Madridit akuzohet për “bashkëpunim” në shantazhin ndaj Mathieu Valbuena, i cili luan për klubin grek të Superligës Olympiacos. Hetuesit thonë se Benzema inkurajoi mesfushorin Valbuena, 37 vjeç, të paguante shantazhuesit.

Benzema, i cili nuk u paraqit në gjykatë, mund të dënohet me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 75,000 € (63,000 £) nëse shpallet fajtor. Avokati i Valbuenas i tha gjykatës se ai “shprehu keqardhjen” për mungesën e lojtarit, dhe sugjeroi që ta marrë seriozisht gjyqin.

Në fillim të këtij viti, Valbuena i tha radios RMC se ai besonte se rasti kishte çuar në përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV