Operacion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, lëshohen 20 urdhër arreste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion antidrogë me urdhër të SPAK po zhvillohet nga Policia e Shtetit në Lezhë, ku deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.

Në total po ekzekutohen nga Policia e Shtetit, 20 masa sigurie personale të miratuara nga gjykata, të përfshirë në kultivim dhe trafikim droge. Ky operacion antidrogë vjen pas vrasjes nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili po asgjësonte parcela me kanabis në zonën e Kune Vain, në Lezhë, së bashku me dy kolegët e tij.

Nënkomisari u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili refuzoi që të kontrollohej nga policia dhe hapi zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur efektivin e policisë. Pas disa orësh ndjekje, i riu nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi veten.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV