Qeveria merr vendimin, ngrihet Drejtoria Anti-korrupsion, Manja: Do pastrojë administratën nga korrupsioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha në fund të mbledhjes së qeverisë se është vendosur ngritja e Drejtorisë Antikorrupsionit, që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.

Në daljen për media pas mbledhjes, ministri Manja tha se në ditët në vijim do të kemi edhe rastet e para të goditjes së korrupsionit në administratë.

“Rrjet, agjenci, që do të merret me të gjitha rastet abuzive në administratë dhe që do të bashkëpunojë me organet ligjzbatuese. Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive. Gjithashtu, do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, për të sensibilizuar qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri dhe efektet negative që ka ai në administratën publike për mbarëvajtjen e ekonomisë. Agjencia ka suportin e partnerëve tanë në luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi kapilar i kësaj drejtorie korrupsion do të jetë me agjencitë ligjzbatuese në vend, pasi fenomeni i korrupsioni frenon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo drejtori do të vetëpastrojë administratën nga punonjës që janë aty për agjenda personale. Është një drejtori antikorrupsion që me mbështetjen e qeverisë do të zbatojë misionin që ka marrë përsipër. Do të kemi raste konkrete në ditët në vazhdim. Unë do ua komunikoj rastet konkrete të korrupsionit në institucionet shtetërore”, tha Manja.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV