Sonte me sytë nga qielli, ja çfarë duhet të dini për “Hënën e Gjuetarit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hëna e plotë e njohur si “Hëna e Gjuetarit” do të shfaqet sonte dhe shumë persona do ta kenë të vështirë të flenë. Ky fenomen njihet edhe si pagjumësia hënore.

Për mijëvjeçarë, njerëzit kanë përdorur hënën për të mbajtur gjurmët e stinëve dhe vendosur orare për gjuetinë, mbjelljen dhe korrjen. Prandaj, hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë emri i vet.

Pse Hëna e Tetorit quhet Hëna e Gjuetarit?

Ka shumë teori rreth asaj se nga rrjedh pseudonimi, por më së shpeshti besohet se hëna e plotë e Tetorit shërbeu si një sinjal për gjuetarët për të filluar gjuetinë përpara sezonit të ardhshëm të dimrit.

Sipas këtyre teorive, për fermerët Hëna e plotë e shtatorit ishte një periudhë pozitive për punët e tyre dhe tani vjen radha e gjahtarëve. Besohet se si Hëna e Korrjes ashtu edhe Hëna e Gjuetarit u emëruan nga fermerët dhe gjahtarët për të dalluar dy periudhat.

Kur është Hëna e Gjuetarit?

Hëna e plotë e Tetorit njihet si Hëna e Gjuetarit, por edhe si Travel Moon dhe Dying Grass Moon. Ajo quhet gjithashtu Sanguine ose Hëna e Gjakut për shkak të gjakut nga gjuetia ose ngjyrës së gjetheve të ndryshuara të vjeshtës.

Këtë vit Hëna e Gjuetarit do të bjerë të Mërkurën, 20 Tetor. Në SHBA pritet të jetë më e dukshme në orën 10:57, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar do të arrijë ndriçimin maksimal në 15:56.

Kur është hëna e plotë e ardhshme dhe si quhet ajo?

Ka edhe dy hënë të plotë këtë vit. Periudha e parafundit e vitit do të zhvillohet më 19 nëntor dhe quhet Beaver Moon. E fundit për 2021, e quajtur Hëna e Ftohtë, do të jetë e dukshme më 18 dhjetor.l.k

Të fundit

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Lajme të tjera

Web TV