Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 56-vjeçari në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka arrestuar një person për trafikim të paligjshëm emigrantësh. Sipas uniformave blu është prangosur F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Ky i fundit në lagjen nr. 2, Korçë, është kapur duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim Policinë Kufitare, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Ky shtetas u konstatua nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 2, Korçë, duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F. K., kishte kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, si dhe drejtonte mjetin pa lejë drejtimi,” thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV