Xhaçka: Në nëntor mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ja cili do të jetë fokusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me takimin e 7 mes dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë javën e fundit të nëntorit në Durrës.

Xhaçka në fjalën e saj ka bërë me dije se në prioritet të mbledhjes së dy qeverive do të jetë futja në zbatim e 86 marrëveshjeve të arritura deri më tani në takimet e mëparshme.

“Në fokus të veçantë mbledhja mes dy qeverive mes Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja e7 e përbashkët ku do të bëhet një rikalim i të gjithë marrëveshjeve të lidhura deri më tani. Janë 86 marrëveshje, dhe vullneti për ta çuar para këtë është bërë i ditur dhe nga kryeministri Rama në vizitën e tij në Kosovë. Në fokus të diskutimit ka qenë dhe skanimi i të gjithë marrëveshjeve të lidhura deri më tani.

Qëllimi i kësaj është që të çojmë para këtë proces dhe të gjithë marrëveshjet që për arsye objektive ose jo për ti çuar përpara. Në mbledhjen e dy qeverive do të prekin fusha si , ekonomia, drejtësia, kultura, marrëdhëniet diplomatike”, ka thënë Xhaçka.

Të fundit

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH: Përkushtim për NATO-n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me...

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit...

Lajme të tjera

Web TV