Arrestimi i 5 policëve gjatë operacionit të SPAK në Lezhë, SHÇBA jep detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për operacioni anti-drogë që u zhvillua nga SPAK në qarkun e Lezhës, ditën e djeshme, ku janë të përfshirë edhe pesë efektivë policie.

Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e bashkimit Europian.

SHÇBA bën me dije se policët janë të komisariatit të Pukës. Bëhet fjalë për Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini, për të cilët është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

SHÇBA njofton po ashtu se është shpallur në kërkim K. B., 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë.

Pesë efektivët akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në zonat e tyre.

Njoftimi i plotë:

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

Inspektor Z. M., 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Inspektor A. N., 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Inspektor F. A., 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Inspektor P. F., 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzekutua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpallja në kërkim kombëtar për:

Lexo edhe :  “Negociatat më të shpejta në historinë e BE”/ Rama: Votoni PS për pasaportën europiane

N/Komisar K. B., 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë, Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të fundit

Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në këto gjimnaze

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të...

Ngacmoi dy nxënëse në shkollën ku jepte mësim, ndalohet mësuesi në Librazhd!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet ndaj një mësuesi në Prrenjas, i cili është kallëzuar...

Bie teleferiku me turistë në Itali, 3 persona humbin jetën, një tjetër i zhdukur

Një aksident tragjik në teleferikun e Monte Faito, që përshkon qytetin e Napolit, i ka marrë jetën tre personave, ndërsa një i katërt rezulton...

13-vjeçari dhunohet nga njerku në Durrës, policia shoqëron në komisariat 51-vjeçarin

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar pasi ka dhunuar një 13-vjeçar. Dhunuesi me inicialet S.K., u shoqërua në komisariat pas publikimit të...

Amber Heard ka fëmijë me Elon Musk? Ja çfarë u zbulua nga një dokument ligjor i 2022

Një dokument ligjor i vitit 2022, i lidhur me gjyqin e Amber Heard dhe Johnny Depp, ka ndezur sërish thashethemet për jetën private të...

Lajme të tjera

Web TV