Derbi Tirana-Partizani nën “lupën” e UEFA-s për sigurinë në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana-Partizani mund të vendosë finalen e Ligës së Konferencës ose mund të ndikojë për mirë apo për keq. Në sfidën e ditës së hënë do të jenë të pranishëm në “Air Albania” inspektorë të UEFA-s.

Ata do të ndjekin nga afër ndeshjen dhe do të shohin masat e sigurisë në impiantin e ri si dhe sjelljen e tifozëve në stadium. Nga ana e FSHF-së klubeve u është njoftuar se janë nën monitorim dhe tifozët duhet të sillen në mënyrë shembullore. Shkurt, derbi është një nga provat gjenerale për finalen e fundsezonit. Incidenti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë ka vënë në lëvizje organet e UEFA-s, të cilat do të dërgojnë një grup ekspertësh për të ndjekur me vëmendje çdo ndeshje që do të zhvillohet në “Air Albania”, duke qenë se aty është përcaktuar se do të luhet ndeshja finale e Ligës së Konferencës, që është një eveniment i rrallë për Shqipërinë, gjithashtu është edhe një reklamë e madhe për ne.

Duke qenë se është aktivitet i UEFA-s, ajo do që aty të mos ndodhë asnjë lloj incidenti. Ajo që ngjau ndaj Polonisë ka tërhequr vëmendjen e shtëpisë europiane të futbollit dhe tani rrezikojmë shumë sepse në rast se do të përsëriteshin të tilla skena në të ardhmen, pra deri në maj kur do të luhet edhe finalja, duke filluar që me ndeshjet tona derbi, por edhe ato të rëndësishme, ndoshta edhe me ndeshjet e ekipit tonë kombëtar, nuk është çudi që UEFA të ndryshojë stadiumin.

Të fundit

1 gusht 1291 – Formimi i Konfederatës Zvicerane

Në fundin e shekullit XIII, territoret alpine që sot përbëjnë Zvicrën ishin pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake. Këto...

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja...

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019,  njoftoi sot kryeministri Edi Rama. Përmes...

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë një sallë vallëzimi masive për...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Lajme të tjera

Web TV