FIFA evakuon edhe 57 sportistë nga Afganistani, Presidenti Infantino falënderon Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FIFA ka mundur të evakuojë nga Afganistani 57 refugjatë, pjesë e së cilëve ishin gra e fëmijë. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i organit të futbollit, Gianni Infantino.

Ai tha se gratë e evakuara ishin të lidhura me futbollin dhe basketbollin. Ashtu si një javë më parë, ku u evokuan rreth 100 futbollistë dhe familjarë të tyre, edhe ky grup i dytë prej 57 personash janë vendosur në Katar. Lëvizja e tyre nga Kabuli në drejtim të vendit tjetër islamik është mundësuar nga një avion privat.

Në fillim të muajit, Infantino konfirmoi se rreth 165 refugjatë, pjesë e organizatës së çiklizmit është vendosur në mes Katarit dhe Shqipërisë, e për këtë, ai falenderoi kryeministrin Edi Rama.

“Shprehim falenderimin tonë të sinqertë si për Katarin, ashtu edhe për kryeministrin e Shqipërisë, që na ndihmuan në këtë mision humanitar. Me ndihmën e tyre ne zhvendosëm të sigurt, anëtarët e komunitetit të futbollit dhe disiplinat e tjera sportive.

 

 

Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë miqve tanë nga shumë shtete të botës, që të ndihmojnë anëtarët e futbollit me viza dhe me lejet e qëndrimit, në mënyrë që ata të fillojnë një jetë të re dhe të sigurt”, tha Infantino.

Gjithashtu, vlen të përmendet se Australia ka evakuar më shumë se 50 atletë afgane dhe të afërmit e tyre, ndërsa disa anëtare të futbollit për femra në Afganistan, kanë përfituar azil në Portugali.

Të fundit

Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet...

Berisha akuza Dumanit: Informon krerët e karteleve, nuk i arreston

Në vajtjen e tij të dytë në SPAK gjatë gushtit, ish-kryeministri Sali Berisha, i shtrëngoi dorën thuajse të gjithë mbështetësve të pranishëm. Pasi nënshkroi procesverbalin...

FSHF organizon turneun UEFA Development U-15 për vajza

Në muajin shtator, Federata e Futbollit do të organizojë turneun UEFA Development U-15 për vajza, një turne që synon zbulimin dhe zhvillimin e talenteve...

Policia e Tiranës aksion antidrogë në zonën e ish-parkut të autobuzave

Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion antidrogë në kryeqytet ku ka sekuestruar kilogramë me drogë dhe arrestuar një person. Blutë e kryeqytetit kanë zbarkuar...

Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për “qeverinë e re”?

Socialistët po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë...

Lajme të tjera

Web TV