Hetimi i 25 Prillit sjell “surpriza”, PD në krye për vjedhjen e votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rinumërimi i disa kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, si provë për integritetin e numëruesve dhe procesit, ka prodhuar “surpriza”. Rinumërimi ka zbuluar vjedhje votash nga partitë e mëdha, duke ua hequr partive të tjera. Nga hapja e kutive rezulton se subjekti që ka vjedhur më shumë vota është pikërisht Partia Demokratike, e cila megjithatë i humbi zgjedhjet. Numëruesit i kanë shtuar 60 vota Partisë Demokratike, e cila si për ironi ka ngritur një komision hetimor për të hetuar abuzimet e pretenduara në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia më problematike sa i takon blerjes dhe tjetërsimit të votës, iu ka marrë 7 vota partive të tjera.

Ky rezultat është prodhuar nga rinumërimi i votave në 235 qendra votimi. Numri total i qendrave të votimit është 5,199. Rinumërimi i pjesshëm tregon edhe një herë se partitë e mëdha vijojnë të marrin votat e partive të vogla.

Rinumërimi ka zbuluar vjedhje votash brenda llojit në tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI, sa i takon votës preferenciale për kandidatët. Numëruesit kanë vjedhur vota, duke ia hequr një kandidati dhe shtuar një kandidati tjetër brenda të njëjtës parti.

Në Tiranë, numëruesit i kanë hequr Sali Berishës 21 vota, ndërsa nga ana tjetër Lulzim Bashës i kanë shtuar 13 vota. Kandidatit të PD-së Asllan Dogjani i kanë hequr 53 vota, Petrit Dodës 54 vota, ndërsa Lediana Fratarit i kanë shtuar 49 vota si dhe Ornela Nebijajt i kanë shtuar 30 vota. Belind Këlliçit i janë shtuar 25 vota, ndërsa Alfred Rushajt i janë vjedhur 16 vota.

Ndërkaq, në Durrës, kryeministrit Edi Rama i kanë vjedhur 11 vota dhe Lefter Kokës 6 vota. Nga ana tjetër, Rrahman Rrajës i janë shtuar 19 vota, Ilir Ndraxhit 5 vota si dhe Klodiana Spahiut 3 vota. Në Tiranë, në radhët e PS-së, më shuma vota i kanë vjedhur Fatmir Xhafajt 55 vota, Belinda Ballukut i kanë vjedhur 34 vota, Luljeta Bozdos 7 vota, Xhemal Qefaliajt 15 vota dhe Mimi Kodhelit 22 vota.

Lexo edhe :  Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

 

Të fundit

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë...

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të...

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit...

Franco Nero, në “Roma Elastica” – një homazh për Fellinin

I veshur me një kapelë dhe shall që i përkasin stilit të vetë Federico Fellinit, Franco Nero sapo ka përfunduar një rol të shkurtër...

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga...

Lajme të tjera

Web TV