Muammar Gaddafi, ushtaraku që drejtoi Libinë me dorë të hekurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 20 tetor të vitit 2011, një sulm i NATO-s i mbështetur edhe nga rebelët, plagosi Geddafi-n, i cili ndërroi jetë ndërsa po transportohej me ambulancë për në spital

Njihej si një figurë kontroverse. Përkrahësit i kanë vlerësuar qëndrimin anti-imperialist dhe përkrahjen e tij për panafrikanizmin dhe panarabizmin. Për këtë u dekorua me mirënjohje të ndryshme. Anasjelltas, ai u dënua ndërkombëtarisht si një diktator dhe autokrat, administrata autoritare e të cilit shkeli të drejtat e njeriut të qytetarëve të Libisë, dhe si mbështetës i lëvizjeve irredentiste, luftave fisnore dhe terrorizmit në shumë vende të tjera…

…Njeriu që drejtoi vendin e Afrikës Veriore për më shumë se 40 vjet nëpërmjet një regjimi autoritar dhe ushtarak, mbeti i vrarë në betejën për marrjen e Sirtes, qyteti i fundit i cili kishte mbetur ende në duart e besnikëve të diktatorit. Fillimisht u raportua nga mediat ndërkombëtare se koloneli ishte plagosur në këmbë, por më tej u njoftua se Gaddafi ndërroi jetë ndërsa po transportohej me ambulancë.

Në Spitalin e Misurata-s, ish-dikatori mbërriti i vdekur. Koloneli u kap ndërsa po tentonte që të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte. Por një sulm i NATO-s i mbështetur edhe nga rebelët, plagosi Geddafi-n.

Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt. Ndërkohë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kishte kërkuar arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.

Kush ishte Muammar Gaddafi

69-vjeçar, Gaddafi nuk e gradoi veten kurrë në gjeneral, duke pretenduar se gradat nuk ishin ato për të cilat kishte luftuar për t’u ngjitur në krye të shtetit. Ai morri në dorë drejtimin e Libisë në vitin 1969, pas një grushti ushtarak të suksesshëm, i cili rrëzoi Mbretin Idris, i konsideruar gjerësisht si një kukull në duart e britanikëve.

Kolonel Gaddafi u lind në një familje beduinësh në Sirte, në vitin 1942. Gjatë të gjithës jetës së tij të mëvonshme, ai u identifikua me fiset tribale, veshjet e të cilëve preferonte të mbante vazhdimisht edhe në takimet me udhëheqësit e huaj. Filozofia e tij, e publikuar në “Librin Jeshil”, prej të cilit morri ngjyrën edhe flamuri  vetëm jeshil i Libisë, bazohej në një udhëheqje të masave. Teoria fliste se Libia është shndërruar në një demokraci prej njerëzve, të cilët janë ata që udhëheqin Këshillat Revolucionarë.

I shkolluar në akademi ushtarake në Libi, Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar, diktatori konsiderohej gjërësisht si një manipulues shumë i aftë, i cili arriti të devijonte disa tentativa për ta rrëzuar nga pushteti, duke ndërsyes fiset e fuqishme tribale midis tyre.

Terrorizmi, izolimi dhe regjimi represiv

Gjatë katër dekadave në pushtet, koloneli shpiku një sistem të ri të drejtimit të shtetit, mbështeti grupimet radikale të armatosura, si IRA në Irlandën e Veriut dhe vendosi vendin e tij në listën e shteteve që sponsorizonin terrorizmin.

Përgjegjës për shpërthimin e një avioni civil në ajër, që shkaktoi vdekjen e pothuajse 300 personave mbi Skoci  në vitin 1988, Gaddafi u përball me bllokada të fuqishme ndërkombëtare dhe disa tentativa të pasuksesshme të shërbimeve sekrete për ta vrarë.

Regjimi i tij u karakterizuar nga një kontroll i rreptë policore dhe nga terrori i shërbimeve sekrete, të cilat praktikisht ishin gjerëisht të përhapura dhe kontrollonin edhe gjërat më të vogla në jetën e përditshme të libianëve.

Periudha më e keqe për popullin prej më shumë se gjashtë milion banorësh, i shtetit të madh sa Franca, Gjermania dhe Britania marrë së bashku, konsiderohet ajo e viteve 1980.

I ashtuquajturi “revolucioni kulturor” ndaloi të gjithë aktivitetin privat dhe librat u ndanë në kategori, me ata që u përfshinë në kategorinë e padëshiruar, që u dogjën në mënyrë demonstrative në rrugët e vendit.

Regresi ekonomik

Disidentë të shumtë u vranë, ndërsa koloneli eksperimentoi disa modele të ndryshme ekonomike, në thelb unike, të cilat vetëm sa sollën regres dhe varfërimin e libianëve, tashmë të rënduar edhe nga bllokada ndërkombëtare.

Me vetëm gjashtë milion banorë, territor të pafundëm dhe rezerva nafte që sjellin në arkat e shtetit mbi 30 miliardë dollarë në vit (në 2010-n, më parë edhe më shumë), Libia duhet të ishte një prej shteteve më të pasur në botë, por pasuria nuk është ndarë kurrë në një mënyrë të barabartë.

Me një papunësi prej 30%, revoltat që eventualisht sollën fundin e regjimit ishin të paevitueshme, pavarësisht subvencioneve të mëdha shtetërore gjatë të katër dekadave, midis të cilave arsimimi, kurimi dhe transporti falas.

Vitet e hapjes

Në vitin 1999, lideri libian bëri një rikthim nga izolimi total i vendit, duke pranuar publikisht përgjegjësinë për vendosjen e bombës në avionin që shpërtheu mbi fshatin skocez të Lokerbisë, nga ku ka marrë edhe emrin ngjarja.

Pas 11 shtatorit 2001, ai nënshkroi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke u bërë aleat i të ashtuquajturës “lufta mbi terrorin”. Pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, Gaddafi përforcoi edhe më shumë pozitat në sytë e opinionit ndërkombëtar, duke shpallur ndërprerjen e të gjithë programeve libiane të armëve bërthamore dhe atyre biologjike.

Fundi i diktatorit

Megjithatë, gjatë vitete të fundit të jetës dhe drejtimit të kolonelit, tensionet u rritën në mënyrë graduale, duke shpërthyer në një revoltë të armatosur, pas frymës së re që solli lëvizja e “Pranverës Arabe”. Popullit libian, iu desh një luftë disa-mujore, për të sjellë eventualisht fundin e regjimit 42-vjeçar. Falë ndërhyrjes së NATO-s, këmbimi i pushtetit më në fund u bë i mundur, me koston e shkatërrimeve masive në të gjithë vendin dhe të më shumë se 30 mijë viktimave, njëri prej të cilëve, ishte edhe vetë diktatori.

Të fundit

Qytetarët vrapojnë të tmerruar/ Pamjet e momentit të vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës

Është publikuar videoja e momentit të të shtënave në Durrës pak minuta pas mësnatës, ku mbeti i vrarë, 29-vjeçari,...

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Për problemet me peshën dhe mbi peshën kemi folur shumë, por sigurisht jo pa arsye. Ndër shqetësimet më të mëdha të shoqërive moderne sot...

Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë këtë të martë, se një anëtare e familjes ka ndërruar jetë në moshë të...

“Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”. Kështu ka...

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit, pas një vendimi gjyqësor që...

Lajme të tjera

Web TV