Raporti i Progresit i KE-së: Kosova dhe Mali i Zi me pak përparime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në raportin e progresit të KE-së për Kosovën theksohet, se integrimi drejt BE ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë. Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dy faktor kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia e Covid-19. “Zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 ishin të administruara mirë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht disa mangësive, por forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional mbi fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike mbetet një fushë ku duhet të kryhen reforma të thella” thuhet në raport. Në raportin e progresit në pjesën për Kosovën flitet edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshëm me Serbinë”. Sipas Komisionit Evropian, një marrëveshje e tillë me Serbinë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugëtimin e tyre evropian.

Përparim i kufizuar në luftën kundër korrupsionit

Për sistemin e drejtësisë në Kosovë raporti thekson se reformimi vazhdon të jetë i ngadalshëm, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimi politik. “Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”. Në raport theksohet qartë, se “Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit” posaçërisht në lidhje me rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarëve terroristë që morën pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme”. Si edhe në vitet e mëparshme, prej vitit 2018, në raportin e Progresit të Komisionit Evropian përmendet që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por, një gjë e tillë akoma nuk po ndodh. Kosova është i vetmi vend në Evropë që ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.

Reagimi i qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka kundërshtuar asnjë konkluzion të raportit të progresit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se qeveria e tij tashmë po bën përpjekje të pandalura që të përmirësojë situatën në fushën e sundimit të ligjit. “Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, projektkodin e procedurës penale dhe ligjin për Agjencinë kundër Korrupsionit si dhe e kemi finalizuar draft-dokumentin për zhvillimin e Vettingut dhe draftin e parë të projektligjit për verifikim dhe konfiskim të pasurisë të pajustifikuar, veprime këto që do të forcojnë dhe avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit”, tha kryeministri Kurti  në reagimin e parë  pasi e pranoi raportin e progresit nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Kryeministri Kurti ka përmendur dy proceset e fundit zgjedhore, atë të zgjedhjeve të përgjithshme në shkurt dhe të zgjedhjeve lokale në tetor, procese këto që i vlerësoi si transparente dhe me garë demokratike. “Në këta gjashtë muaj të qeverisë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve, që përbën progres të madh shoqëror, që do ta kishin zili, jo vetëm rajoni, por edhe jo pak vende të Bashkimit Evropian”, tha Kurti. Kryeministri i Kosovës tha, se Kosova do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për bisedime me Serbinë, ndërsa hodhi poshtë mundësinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Për këtë të fundit, përfaqësuesit e Listës Srpska që kanë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, tashmë kanë paralajmëruar se nëse deri në fund të vitit nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ata do të largohen nga institucionet e Kosovës. Këtë përpjekje të tyre e kanë mbështetur hapur edhe autoritetet e Beogradit.

Lexo edhe :  Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

Raporti: Mali i Zi me pak përparim

Komisioni i Bashkimit Europian në progresraportin 2021 shpreh shqetësim lidhur me tensionet politike në Mal të Zi. Mosmarrëveshtjet politike ngadalësojnë reformat, theksohet nga Brukseli. Shefja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Oana Cristina-Popa i dorëzoi Presidentit Millo Gjukanoviq raportin vjetor të progresit të Komisionit të Bashkimit Evropian. Në Raport vend kyç zenë tensionet dhe mosbesimi ndërmjet aktorëve politik. Komisionit Evropian (KE) thotë se polarizimi ndërmjet shumicës dhe opozitës ka qenë i pranishëm gjatë tërë vitit 2020 dhe është intesifikuar më shumë pas zgjedhjeve. Mungesa e angazhimit konstruktiv të të gjithë aktorëve parlamentarë, ka penguar që të ketë dialog politik, duke e polarizuar edhe më tej spektrin politik. Po ashtu në raport përmendet dhe bojkotimi i seancave parlametare nga ana e deputetëve të shumicës gjatë këtij viti.

Shefja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Cristina-Popa, në një konferencë me gazetarë tha, se: “Parlamenti duhet të përfshihet në një dialog transparent, vendimtar dhe gjithëpërfshirës si dhe të finalizojë pa vonesë emërimet gjyqësore dhe parlamenti duhet të dëshmojë se është i përkushtuar në agjendën e reformave evropiane”. Ajo më tej duke iu referuar raportit nënvizoi, se “Mali i Zi ka bërë pak përparim në luftën kundër korrupsionit që është i pranishëm në shumë fusha dhe krimit të organizuar dhe se në reformat kyçe të gjyqësorit nuk është shënuar përparim”. Raporti po ashtu flet edhe për kontrabandën e cigareve dhe larjen e parave të pista.

Reagime të sektorit joqeveritar dhe të opozitës

Komisioni Evropian në raportin e tij ka vërtetuar që Malit të Zi domosdoshmërisht i duhen reforma rrënjësore dhe rekomandimet duhen kuptuar si thirje e fuqishme e të gjithë aktorëve në shoqëri, veçmas partitë politike duhet t’i përkushtohen detyrimeve të integrimeve evropiane”. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, thotë, se “se ngecja në procesin e  bisedimeve duhet të tejkalohet  duke konsoliduar strukturat negociuese dhe kthimin e autoriteteve ekzekutive në dinamikën e procesit negociues, dhe se agjenda evropiane duhet të jetë  prioritet absolut i secilës  qeveri. Presidenti vlerësoi objektivitetin e raportit që sipas tij “fatkeqësisht paraqet fotografinë depresive të Malit të Zi që urgjentisht duhet ta ndryshojmë”. Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Rashko Konjeviq, thotë se raporti i KE për Malin e Zi është nga më kritikët deri më tani. “Qeveria ka bërë hap prapa në procesin e integrimit. Mali i Zi duhet urgjentisht të ketë një qeveri të re, e cila do të “zhbllokojë bisedimet dhe do të përshpejtojë rrugën e Malit të Zi drejtë BE-së.

 

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV