Tetor 1952/ Kryengritja për pavarësi, Kenia rebelohen ndaj kolonizatorëve britanikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga tetori 1952 deri në dhjetor 1959, Kenia ishte në një gjendje të jashtëzakonshme që lindi nga rebelimi Mau Mau kundër sundimit britanik. Mau Mau, i njohur gjithashtu si Toka Kenia dhe Ushtria e Lirisë, ishin kryesisht anëtarë të grupit etnik Kikuyu.

Kenia ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe në jug-lindje të vendit ka dalje në Oqeanin Indian. Kenia në veri kufizohet nga Etiopia, në lindje nga Somalia e Oqeani Indian në jug-lindje, në jug nga Tanzania, në perëndim nga Uganda e Sudani.

Në maj 1953, gjeneral Sir George Erskine mori detyrën si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të kolonisë, me mbështetjen personale të Winston Churchill.

Në vitin 1956 – kjo kryengritje do të përfshinte të gjithë vëndin në një luftë të përgjakshme kundër tupave koloniale britanike. Luftimet do të zgjasnin deri në vitin 1963, vit në të cilin Kenia do të fitonte Pavarësinë.

Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për kenianët vendas në Këshillin Legjislativ u mbajtën në 1957.

Kolonia e Kenias dhe Protektorati i Kenias secili përfundoi në 12 Dhjetor 1963, me pavarësinë që iu dha të gjithë Kenisë. Mbretëria e Bashkuar hoqi dorë nga sovraniteti mbi Koloninë e Kenias.

Britanikën do të humbnin në këtë luftë vetëm 200 vetë, ndërsa kenianët mbi 12.000. Ndërsa dëmet në infrastrukturë dhe në ekonomi do të ishin të pallogaritshme. Kjo do të ishte një ndër luftrat më të ashpra në Afrikën koloniale.

Kenia u bë një vend i pavarur sipas Aktit të Pavarësisë së Kenisë të vitit 1963 të Mbretërisë së Bashkuar. Pikërisht 12 muaj më vonë, më 12 dhjetor 1964, Kenia u bë republikë me emrin “Republika e Kenisë”. Po më 12 dhjetor 1964, Jomo Kenyatta u bë presidenti i parë i Kenias.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV