Katër turistët e vdekur në Qerret, reagon ambasada ruse: Sot u nisën për në atdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada ruse ka reaguar në lidhje me vdekjen e katër vizitorëve me origjinë nga Rusia disa ditë më parë në një hotel në Qerret të Kavajës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se katër trupat pajetë janë nisur mëngjesin e sotëm për në Rusi ku edhe do të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të mësuar shkaqet e vdekjes.
“Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, shkruan ambasada ruse.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Ata u gjetën të vdekur në zonën e saunës të “Gloria Palace” në Qerret të Kavajës, pasditen e vonë të datës 15 tetor.

Deri më tani nuk është zbardhur ende shkaku i vdekjes së tyre.

Reagimi i plotë

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Lexo edhe :  Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.

Të fundit

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Lajme të tjera

Web TV