“Shijo Produktet Lokale të Tiranës”/ Çelet panairi 3-ditor i produkteve bio në kryeqytet (Foto/Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, çelën panairin e rëndësishëm për Prodhuesit dhe Konsumatorin shqiptar “Shijo Produktet Lokale të Tiranës”, që do të zgjasë gjatë datave 22-23-24 Tetor.

Shumë biznese të vogla, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, kanë ekspozuar produktet e tyre në panairin vendor të bujqësisë që po mbahet në sheshin “Skënderbej”.

“Shijo Produktet Lokale të Tiranës” është një event i madh i biznesit shqipfolës, ku kanë marrë pjesë një numër i madh i kompanive  nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Kompanitë pjesëmarrëse ndër vite janë kryesisht të profilit agroushqimor, por jo vetëm.

Panairi do të konceptohet si një pikëtakim mes prodhuesve dhe konsumatorëve të cilët pritet të jenë të shumtë në sheshin “Skënderbej”, ku fokusi kryesor është promovimi i kompanive që operojnë në tregun shqiptar.

Pamjet nga organizimi i këtij eventi:

https://streamable.com/o73ria

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV