76-vjetori i OKB/ Xhaçka: Arritje e madhe për Shqipërinë, tregon se çfarë pjekurie ka arritur diplomacia shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, në kuadër të 76-vjetorit të saj, është shprehur se Shqipëria dhe rajoni, janë provë e vlerës së madhe që ka bashkëpunimi multilateral.

Ministrja e konsideron një arritje të madhe marrjen e mandatit nga Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, pasi ofron mundësi të shkëlqyera për vendin tonë në sferën globale.

Nënshkrimi i këtij programi të ri mes OKB dhe qeverisë shqiptare do të zgjasë për vitet 2022 – 2026.

Fjala e plotë:

Është padyshim një arritje e madhe për Shqipërinë, një arritje prestigjioze që tregon se çfarë pjekurie ka arritur diplomacia shqiptare dhe që njeh rolin konstruktiv të vendit tonë përsa i përket çështjeve të sigurisë, stabilitetit e zhvillimit. Por mbi të gjitha është një mundësi. Një mundësi për një vend të vogël që zakonisht e ka të vështirë të ndikojë apo të bëjë të dëgjohet zëri i tij në arenën globale, që të shtrojë para botës disa ide, disa zgjidhje për problemet që na shqetësojnë të gjithë. Ide e zgjidhje që burojnë nga eksperienca jonë, në çështje si Gratë Paqja e Siguria, Lufta kundër Radikalizmit të Dhunshëm, apo nevoja për të respektuar të drejtat e njeriut, ku Shqipëria padyshim ka shumë për të thënë, apo edhe për çështje si ajo e klimës ku ndoshta s’kemi ende një rekord të qartë arritjesh, por jemi të vetëdijshëm për nevojën për të bërë diçka e për këtë arsye kemi vendosur të bashkojmë forcat me vende të tjera që ndajnë të njëjtin shqetësim për të marrë stafetën për këtë çështje prej tyre e për t’ia kaluar atë në fund të mandatit tonë një tjetër vendi partner.

https://fb.watch/8Sf_iExxQb/

Të fundit

Trendi i TikTokut për “çokollatën e Dubait” shkakton mungesë të fëstëkut

Promovimet që u bëhen disa produkteve në TikTok kanë tejkaluar pritshmëritë dhe kanë prekur edhe ekonomitë nga Shtetet e...

Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B.,...

Rama në Fushë Krujë: Na jepni besim që të bëjmë më të mirën për 4 vitet e ardhshme

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Fushë Krujë, ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të mbështetur...

Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë. Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues në Pukë ishte i proceduar...

Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i udhëhequr nga italiani Simone Billi do të qëndrojë në Shqipëri nga...

Lajme të tjera

Web TV