Veliaj paralajmëron operatorët: Rrisni cilësinë e transportit publik, ose do ju hiqet licenca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’iu hiqet licenca. Ai përmendi konkretisht linjën e Kopshtit Zoologjik, të cilës i la 5 ditë kohë që të heqin nga qarkullimi automjetet e amortizuar që ndotin mjedisin.

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka thënë se bashkia ka akorduar 1 mln euro si fillim për operatorët. Megjithatë këto para cash do të shpërndahet në bazë të raportit të GPS për rrugët që kanë bërë.

“Kam akorduar një fond prej 1 mln euro si një fillim i iri , pasi nuk besoj se skema e subvencionit rrit cilësinë, por thjeshtë mbulon disa gjëra që duhet. Cilësinë e rrit transparenca. Meqë jemi në kushte të jashtëzakonshme po marr vendim të jashtëzakonshëm. Shpërndarjen e kësaj do e zbatojmë nga raporti që na vjen nga GPS, në bazë të lëvizjes së autobusëve. Paratë nuk janë të miat por publikut. Më pas nëse kjo nuk mjafton do të rishikojmë buxhetin. Pra ky është një subvencion cash për operatorët dhe do të monitorohet me transparencë me GPS dhe shitjen e aboneve”, tha Veliaj.

Të fundit

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin...

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Lajme të tjera

Web TV