Mbërrijnë 117,000 doza të tjera Pfizer, Rama: Do vijojmë pa ndalur vaksinimin derë më derë.
Edi Rama në Facebook:
“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.”