Evidentohen 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa në pranga janë arrestuar 5 persona.
Ndërkohë, ka nisur procedimi për 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:
DVP Vlorë/Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim shtetasi E. A., pasi në pallatin në pronësi të tij janë konstatuar 6 lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në 6 apartamente të ndryshme.
DVP Tiranë/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet Nr. 1, 4 dhe 5 arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., V. Ll. dhe Z. F., proceduan penalisht shtetasin F. B. dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Ç.
DVP Dibër/Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasit B. G. dhe H. D., si dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. D. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër proceduan penalisht shtetasit T. D. dhe E. D.
DVP Gjirokastër/Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u proceduan penalisht shtetasit M. B., V. M., H. M., B. I. dhe F. M.
DVP Shkodër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi Y. U.