Bitcoin pëson rënie të menjëhershme, çmimi u ul me mijëra dollarë brenda pak minutave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i Bitcoin ka pësuar një ulje mëngjesin e sotëm, me çmimin që ra me mijëra dollarë brenda pak minutave. Kriptomonedha ra nën 59,000 dollarë. Rënia e fundit e çmimit vjen më pak se një javë pasi Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afër 67,000 dollarësh.

Të dhënat e Blockchain sugjerojnë se rënia e çmimeve të sotme është nxitur pjesërisht nga investitorët afatgjatë që marrin disa fitime, gjë që zakonisht ndodh pasi Bitcoin arrin një nivel të ri të të gjitha kohërave. Çdo rënie e papritur e çmimit prej më shumë se disa për qind mund të shkaktojë shitje paniku nga investitorët e kriptomonedhave, megjithëse uljet e rënda zakonisht tërheqin gjithashtu blerës të rinj.

Rënia e parë e çmimit, që u shënua në fillim të këtij viti u pasua nga një rikthim rekord, ndërsa disa analistë të kriptomonedhave parashikojnë rritjen e çmimit të kriptomonedhës para fundit të vitit 2021. Edhe disa kriptovaluta të tjera kryesore si: Ethereum (ether), Binance Coin, Cardano (ada), Solana (SOL) dhe Ripple (XRP), pësuan rënie me 5-15%.

Tregu i përgjithshëm i kriptomonedhave ra nën 2.5 trilion dollarë, duke shënuar humbje më shumë se 200 miliardë dollarë nga fillimi i kësaj jave.

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV