Pasi pinë kokainë gjithë natën, shqiptari masakron 62 herë me thikë rumunin në Angli (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një baba i tre fëmijëve është masakruar me thikë nga një shqiptar në Birmingham të Anglisë. Viktima, Marian Savu 43-vjeç nga Rumania raportohet se u ndoq nga shqiptari dhe më pas u godit me thikë 62 herë në mes të rrugës.

Marian Savu, thuhet se u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi të Perry Barr në Birmingham, Angli. Ndërsa Savu vrapoi jashtë vendit për t’ju shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë të madhe dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën, raportoi Birmingham Mail .

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, Hasa ka nxjerrë një thikë, i ka vendosur krahun Savu-së në qafë dhe dyshohet se e ka zhytur tehun e thikës në trupin e viktimës nga një distancë e afërt.

Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.

Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi brutal.

Savu i shmangu në një farë mënyre sulmet pasuese, doli me vrap nga apartamenti Perry Villa Drive dhe vrapoi drejt një kryqëzimi. Megjithatë, i akuzuari arriti ta ndiqte dhe vazhdoi ta godiste me thikë edhe pasi Savu ishte rrëzuar në tokë. Hasa thuhet se e sulmoi atë edhe teksa po jepte frymën e fundit. Viktima thuhet se vdiq pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë venat në qafë.

Lexo edhe :  Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Pasi vrau Savu-n, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij. Ndërkohë, dëshmitarët thirrën shërbimet e urgjencës pasi panë para syve të tyre duke u vrarë një burrë.

Oficerët e policisë ndoqën gjurmët e gjakut në Perry Villa Drive, ku Hasa i çorientuar, i zhytur në gjak, thuhet se iu hapi derën. Hasa është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për vrasje.

Të fundit

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Lajme të tjera

Web TV