Pasqyrat financiare të buxhetit të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Kur shpenzimet qeveritare kalojnë të ardhurat që mblidhen rezulton defiçiti buxhetor. Burimi i defiçitit nuk është aq i kollajtë për t’u zbuluar. Parlamentarët pëlqejnë të shpenzojnë lekë për programe që kënaqin zgjedhësit e tyre. Nga ana tjetër ata nuk parapëlqejnë t’i taksojnë ata. Kjo për ta do të thotë vendosje e një kostoje të dukshme mbi votuesit. Defiçiti është një alternativë drejt tatimeve aktuale. Ai shtyn koston e dukshme të qeverisë në një të ardhme. Dhe ku i shikojmë këto teori të matërializohen në jetën e përditshme?

Fillimisht te barra e tatimeve.

Nëse shpenzimet e larta financohen nga barrë e lartë taksash e tatimesh, atëherë kostot fiskale zakonisht mbahen të fshehta. Një shembull i kësaj mund të jetë barra e TVSH-së. Supozojmë se qeveria e përdor TVSH-në mbi kategori mallrash konsumi apo shërbime për të rritur të ardhurat e nevojshme për të financuar një projekt publik. TVSH-ja shkakton si efekt, një Çmim më të lartë se më përpara. Si shitësit, po ashtu dhe blerësit nuk e kuptojnë se Çmimet e rritura të mallrave te tyre të konsumit (që nuk janë prekur direkt nga TVSH-ja) vijnë nga shkaku i TVSH-së së rritur te kategoria tjetër. E njëjta gjë është e vërtetë dhe për tatimin mbi pronën dhe tatimin mbi të ardhurat. Logjika e mbajtjes së tatimit në burim për të ardhurat e fituara është zhgënjyese për individët. Rrallë mund ti kushtojnë vëmendje shumës së mbledhur nga tatimet e mbajtura në burim. Në vend të kësaj, ata përqëndrohen në shumën e mbetur pas tatimit, e cila është garancia për shpenzime, kursime apo investime personale apo familjare. Ata janë më të interesuar në gjetjen e burimeve për të financuar biznesin apo dëshirat personale si dhe në shlyerjen e detyrimeve që ata u kanë të tjerëve. Ndoshta, me e mira për te ardhmen e transparencës se financimit te buxheteve qeveritare do te ishte miratimi i një ligji, qe kërkon qe çdo buxhet i propozuar te shoqërohet me një vlerësim te kostos mesatare fiskale për tatimpaguesit. Një efekt tjetër, që më ndikon mua prej kostos nga buxheti është marrja e huasë apo kredisë nga tregu privat. Nëpërmjet huamarrjes, qeveria e zhvendos një pjesë të mirë të barrës për të paguar detyrime të larta nga të rriturit te të rinjtë dhe fëmijët. Nëse votuesit e sotëm (të rriturit) do të marrin në konsiderate fëmijët e tyre dhe nëse ata janë të ndërgjegjësuar nga efektet e zhvendosjes së barrës fiskale, ata nuk do të duan që fëmijët e tyre të kenë mbi shpatulla këtë barrë, si një trashëgimi prej prindërve të tyre. Një mënyrë tipike për të ushqyer qeverinë është autorizimi i politikanëve për bankën Qendrore ti japë hua qeverisë. Kështu, ata kanë mundësitë të financojnë buxhetin me prodhimin e parave të reja. Kur qeveria paguan paranë e sapo emetuar për furnizuesit e qeverisë, ata që përdorin këtë para të re konkurojnë me përdoruesit e parasë egzistuese, çmimet, në përgjithësi tentojnë të ngrihen mbi nivelin e zakonshëm. Blerësit e thjeshtë, por dhe shitësit paguajnë më shumë për shkak se paraja e tyre ka më pak vlerë se pak kohë më parë, duke paguar pa e ditur taksën e inflacionit. Taksa e inflacionit nuk është e vetmja barrë. Pasi unë, individi përshtatem me çmimet që janë rritur pak nga pak (apo menjëherë), duke paramenduar se çmimet do të rriten akoma më shumë i investojnë kursimet e grumbulluara në burime të panevojshme me mendimin e krijimit të rezervave të mjaftueshme për të ardhmen e pasigurtë. Ky harxhim i burimeve është një barre shtesë për mua, individin.

Lexo edhe :  Pse nuk afrohen shqiptarët tek PD ?

Kush është interesi ?

Zakonisht, nga këndvështrimi i efektivitetit te zgjerimit te buxhetit për politikanet është e rëndësishme që ata të kenë përfitime në vota. Duke qene se një shef qeverie do te ketë një buxhet sa me te madh që të jetë e mundur, shtroj pyetjen: Sa i madh duhet të jetë një buxhet që të binden parlamentarët për ta miratuar? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, duhet të përqëndrohemi në informacionin e ndryshëm që marrin politikanët dhe zyrtarët. Tipi i informacionit është i lidhur me koston e furnizimeve publike dhe kërkesën për furnizime në shoqëri. Po krahasoj rastin e një marëdhënie midis një kreu të ministrive dhe parlamentit. Le të marrim për ngjashmëri rastin për shitjen e një automjeti të ri mes shitësit dhe blerësit. Shitësi nuk do që blerësi të dijë koston reale të automjetit, ndërkohë që dhe blerësi nuk do që shitësi të dijë kërkesën e tij reale. E njëjta situatë është e pranishme dhe në negociatat për miratimin e buxhetit të shtetit. Një qeveri, që do të përfitojë një buxhet sa më të madh nuk do që parlamentarët të marrin vesh kostot reale. Parlamentarët nga ana tjetër nuk duan që kreu i ministrave të dijë kërkesat e tyre të vërteta.

Por, kreu i ministrave ka një avantazh në këtë mes, që nuk e kanë politikanët. Ai dhe zyrtarët e tjerë e dinë më mirë se kushdo tjetër, se kur një tip i veçantë automjeti është i vlefshëm të blihet në raport me alternativat e mundshme. Ndërkohë, aftësia e politikanëve për të zbuluar se kur e harxhon paranë një zyrë qeveritare është e kufizuar. Edhe këshilltarët e politikanëve, rrallë herë dinë ta zbërthejnë këtë proces. Kreu i ministrive mund të mësojë lehtësisht rreth kërkesave të politikanëve për shërbime qeveritare, qëkurse mbledhjet e kuvendit dhe politikat e shefit të ekzekutivit janë zakonisht të hapura për publikun. Shefi ka lejehyrje te mediat e shkruara dhe elektronike, interneti. Në një kushtetutë demokratike, politikanët nuk mund ti mbajnë sekret kërkesat e tyre. Duke marrë në konsideratë këta faktorë, mund të thuash se ka një disbalancë informacionesh nga të dy krahët. Shefi qeveritar ka informacion rreth kërkesave të politikanëve, kurse politikanëve u mungon informacioni rreth kostove qeveritare. Politikat që diktojnë efektin e kostos së buxhetit (sadoqoftë pesha e tij në Prodhimin e brendshëm) te mua, individi ndikojnë edhe sjelljen e shtetit ndaj financave të vendit. Pesha e buxhetit nuk matet me peshën që ka në prodhimin e brendshëm. Buxheti i vendit nuk mund të barazohet me buxhetin e kompanive të sektorit privat. Buxheti i vendit në njërën anë ka politikën fiskale për të gjeneruar të ardhura publike, por në anën tjetër ka zbatimin e politikave të shërbimeve publike, që janë monopol i shtetit. Me efektin që prodhojnë politikat buxhetore të ndërthurura me ato fiskale për të mundësuar shërbime cilësore publike dhe për të lënë sektorin privat dhe individin të jetë sa më i lirshëm në vendimmarrjen e tij duhet te mos i ngarkojnë me taksat dhe barrat e fshehura të procesit të mbledhjes së taksave dhe tarifave.

Ky është një botim ekskluziv i Gazetës Fjala. Ndalohet rreptësisht ripublikimi i tij pa e cituar burimin, në të kundërt ndërmerren masa ligjore. ®

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV