Pse hezitojnë qytetarët të vaksinohen? Psikologët zbulojnë arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ross G. Menzies & Rachel E.Menzies

Vaksinat shpëtojnë jetë, dhe këtë e kanë bërë që prej kohës kur u zbulua vaksina kundër sëmundjes së lisë më shumë se 200 vjet më parë. Por që vaksinat të mbrojnë komunitete të tëra, ato duhet të merren nga një pjesë shumë e madhe e popullsisë. Vetëm atëherë, vaksinimi mund të ofrojë mbrojtje për të pa vaksinuarit, i njohur ndryshe edhe si “imuniteti i tufës”.

Mjerisht, në shumë raste kjo gjë nuk ndodh.

Për shembull, hezitimi ndaj vaksinës së fruthit solli një rritje prej 30 për qind të rasteve në nivel global në vitin 2019. Por pse ndodh hezitimi ndaj vaksinës? Kjo për shumë arsye, dhe ato ndryshojnë në varësi të njerëzve. Por, ashtu siç psikologët klinikë studiojnë ankthin dhe shmangien e gjërave, ne mendojmë se një faktor i rëndësishëm është frika, sidomos frika nga vdekja dhe mënyra se si e menaxhojmë këtë frikë.

Normat e vaksinimit po rriten, por frika ekziston ende

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hezitimi ndaj vaksinave është 1 nga 10 kërcënimet kryesore të shëndetit global. Në rastin e Covid-19, refuzimi apo vonimi i vaksinimit ka qenë dhe mbetet një problem serioz, me marshimet dhe protestat kundër vaksinave që kanë dominuar lajmet gjatë muajve të fundit.

Në Australi, çështja e hezitimit ndaj vaksinave mbetet e rëndësishme, pavarësisht disa raporteve për të kundërtën. Normat e vaksinave janë në rrugën e duhur për të arritur në 85 apo më shumë se 90 për qind në shumë pjesë të vendit. Dhe muajin e shkuar, një studim i “Sydney Morning Herald”, tregoi se vetëm 9 për qind e të rriturve nuk kishin gjasa që të vaksinoheshin.

Po ashtu, studimi pretendonte se “frika nga vaksinat ka rënë në nivel rekord”. Por ndërsa të dhënat ishin reale, interpretimi i tyre ishte sipas nesh i gabuar. Frika nuk është zvogëluar edhe aq shumë. Përkundrazi, është vaksinimi i detyrueshëm i grupeve të caktuara në komunitet dhe disavantazhet për ata që refuzojnë të vaksinohen, ato që po nxisin rritjen e normave të vaksinimit.

Në disa rajone në Australi, vaksinimet e detyrueshme janë vendosur për shumë profesione, përfshirë punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, punëtorët e ndërtimit, punonjësit e kujdesit për të moshuarit dhe grupe të tjera. Në rast se njerëzit nuk do të ishin ngurues ndaj vaksinave, nuk do të ishte i nevojshëm vaksinimi i detyrueshëm. Një pjesë e konsiderueshme e komunitetit nuk dëshiron të vaksinohet, dhe do të zgjidhte të mos vaksinohej, po të mos ishte për ligjet detyruese të qeverive.

Atëherë, pse njerëzit vonohen apo refuzojnë të vaksinohen?

OBSH e rendit vetëkënaqësinë si ndër arsyet kryesore për hezitimin ndaj vaksinave. Por si mund të ndodhë kjo? Tek e fundit, Covid-19 i ka marrë tashmë jetën gati 5 milionë njerëzve në mbarë botën, dhe ka infektuar mbi 240 milionë të tjerë.

Lexo edhe :  SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Përballë këtyre shifrave të frikshme, si mund të mbetet dikush i vetëkënaqur? Pse shohim protestues pa asnjë maskë, dhe të pa shqetësuar ndaj kërcënimit? Teoria psikologjike që i shpjegon më së miri këto sjellje është “teoria e menaxhimit të terrorit”.

Sipas kësaj teorie, njerëzit nuk janë në gjendje të përballen me realitetin e zymtë të vdekjes, ndaj përfshihen shpesh në forma të ndryshme të mohimit të realitetit. Ne e shohim veten si më madhështorë sesa kafshët, si të imunizuar ndaj shumë problemeve dhe të destinuar për të qenë të pavdekshëm.

Siç e ka theksuar një grup studiuesish, njerëzit nuk mund të sillen me gjakftohtësi, nëse do të besonin se në thelb nuk janë më të rëndësishëm apo më të fortë sesa majmunët apo speciet e tjera. Qindra studime në laboratorët e psikologjisë sociale, kanë treguar se kujtimet delikate të vdekjes i nxisin pjesëmarrësit të mbrojnë me forcë besimet e tyre fetare dhe kulturore, si dhe liritë e tyre.

Kur kujtohen për vdekjen, pjesëmarrësit madje shfaqin sjellje agresive ndaj atyre që kanë ideologji të ndryshme politike apo fetare. Për të ndihmuar në zbutjen e terrorit tonë ndaj vdekjes, ne kapemi pas “veçantisë” sonë. Në këtë proces, ne mund t’i sfidojmë paralajmërimet e mjekësisë moderne.

Studiuesit në Shkollën Hyjnore të Universitetit të Çikagos, raportuan se gjysma e pjesëmarrësve të tyre, të cilët kishin përkatësi fetare, ranë dakord me deklaratën:“Zoti do të më mbrojë nga infektimi!”.

Për t`u përballuar me frikën tonë nga vdekja, ne e gënjejmë veten duke menduar se jemi të pathyeshëm:se vdekja mund t’ju ndodhë njerëzve të tjerë, por jo ne. Ky efekt do të zmadhohet edhe më tej, në rast se edhe grupet shoqërore të cilave i përkasim mbështesin pikëpamje të ngjashme.

Të jetuarit në kohën e Covid-19, na ka bërë të gjithëve pjesëmarrës në një eksperiment të psikologjisë sociale. Raportimet ditore të vdekjeve dhe rasteve të reja,na kujtojnë vazhdimisht vdekjen, çka ka prodhuar të gjitha sjelljet që shohim zakonisht në laborator.

Ato përfshijnë mohimin e rrezikut, dhe sjelljen agresive ndaj atyre që janë të ndryshëm nga ne. Për shembull, racizmin ndaj njerëzve me origjinë aziatike kur filloi pandemia.

Për sa kohë që ne refuzojmë ta shohim veten për atë që jemi në të vërtetë, hezitimi ndaj vaksinave do të mbetet një problem serioz global.

Ndërsa Covid-19 po vazhdon të pësojë mutacione, marrja e shpejtë e vaksinave mund të mbetet një çështje urgjente gjatë viteve të ardhshme. Hezitimi ndaj vaksinave do të vazhdojë të vrasë dhjetëra mijëra njerëz në mbarë botën, derisa të kuptohen dhe adresohen plotësisht problemet që qëndrojnë në origjinën e kësaj dukurie. / “Science Alert” – Bota.al

Të fundit

12 specialistë nga SPAK nisin kursin amerikan, reagon ambasada

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore...

Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. “Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vëre...

Laporta zbulon ‘sekretin’ pse nuk u ble Nico Williams

Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashfor. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth...

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në...

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe...

Lajme të tjera

Web TV