Vrasja e oficerit Saimir Hoxha në Lezhë, Apeli lë në burg dy të rinjtë që ishin në makinë me Aldi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë, nën komisar Saimir Hoxhën, do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë. Ndaj dy të rinjeve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.

Në momentin e ndalimit të rinjtë kanë deklaruar se kishin shkuar në Vain për të konsumuar hashash bashkë me të ndjerin që sulmoi oficerin e policisë, ndërsa kanë thënë se nuk kishin patur dijeni se ai ishte me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe se mbante armë zjarri me vete.

Oficeri i policisë Saimir Hoxha u vra teksa po kthehej nga një aksion antikanabis në Vain. Ai ishte bashkë me dy kolegë të tij dhe gjatë kthimit konstatuan një automjet të dyshimtë dhe e ndaluan për ta kontrolluar. Armando Marku dhe Kristjan Sherri iu bindën urdhrit të policisë për kontroll, ndërsa Aldi Rama qëlloi për vdekje oficerin Saimir Hoxha, sapo ky i fundit i kërkoj mjetin e identifikimit.

Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistoletë, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV