Rekordmeni Nojer, feston fitoren e 300-të në Bundesligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja 4-0 ndaj Hofenhaimit kishte një kuptim shumë herë më të madh për kapitenin e Bajernit, Manuel Nojer. Portieri gjerman u bë i dyti në historinë e kampionatit që feston një numër kaq të madh fitoresh. Plot 300 herë ka arritur Nojer të shijojë sukseset. Vetëm legjenda Oliver Kahn ka shijuar më shumë herë, plot 310. Ishportieri i Bajernit luajti nga 1987 deri në 2008 me Karlsruhen dhe më pas me bavarezët duke fituar shumë trofe. Është vetëm një çështje kohe deri sa Manuel Nojer të arrijë dhe të parakalojë Oliver Kahnin i cili tani është CEO i kampionëve në fuqi pas largimit të Karl Hainc Rumeniges.

REKORDE – Manuel Nojer është me 447 ndeshje në Bundesligë, lojtari më aktiv. Debutimin e tij 35-vjeçari e bëri në 2006 me skuadrën e Shalkes. Kahn arriti kuotën e 300 fitoreve kur kishte luajtur vetëm 542 ndeshje. Nojer është edhe portieri që ka pësuar më pak gola në Bundesligë. Mesatarja e golave të pësuar nga 35- vjeçari është 0.82, ndërsa ajo e Kahnit ishte 1.04. Nojer pësoi më pak gola se numri i ndeshjeve që luajti për skuadrën e Shalkes.

TROFETË – Që nga 2011, Manuel Nojer është pjesë e Bajernit të Mynihut. Që nga 2017 ai është kapiteni i bavarezëve me të cilët ka fituar në 2013 dhe 2020 tripletën. Ndër to edhe shumë kampionate dhe Kupa Gjermanie. Kur flitet për Nojerin, bëhet fjalë për një nga portierët më të mirë në botë. Pesë herë ai është shpallur portieri më i mirë në planet. Ai është portieri i vetëm që ka fituar dy herë kampionatin dhe Kupën në një sezon. Asnjë gardian tjetër nuk ka arritur të bëjë dopietë me skuadrën e tij. Edhe në këtë sezon, Manuel është në rrugën e duhur për të fituar kampionatin, Kupën e Gjermanisë ashtu si dhe Champions-in. Bavarezët dominojnë Bundesligën prej 9 sezonesh dhe kanë si objektiv për të fituar dhe titullin e 10-të radhazi dhe të 32-in në historinë e klubit.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV