SIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve/ Publikohet raporti i AMF

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi ditën e sotme raportin lidhur me ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2021.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 14,166 milionë lekë, ose 18.06% më shumë se në janar-shtator 2020. Gjatë periudhës janar-shtator 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 849,732 me një rritje prej 22.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.6% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.23%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.35% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.65% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-shtator 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,171 milionë lekë, ose 7.21% më pak se në periudhën janar-shtator 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 3,025 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti i AMF nxjerr në pah dominimin e SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe rajon, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

SIGURIMET MOTORIKE

SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun me 21.54%

SIGURIMI AKSIDENTE DHE SHËNDET

SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun me 42.03%

Lexo edhe :  Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi

SIGURIMI I PRONËS

SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun me 40.94%

(Burimi: www.amf.gov.al )

FONDI I PENSIONEVE VULLNETARE SIGAL

Pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria është edhe Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për nga vlera e aseteve neto, Fondi SIGAL kryeson tregun e pensioneve private me 43.5% të totalit.

Në fund të muajit shtator, fondi më i madh në vend SIGAL Pension, raportoi një kthim prej 3.69%, nga 3.68% që kishte qenë në mesin e këtij viti dhe 3.53% që kishte qenë për vitin 2020.

KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA?

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, e themeluar në vitin 1999, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, gjithashtu funksionale rajonale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Shoqëri të Sigurimeve dhe Risigurimeve të Jetës dhe Jo Jetës dhe Fondit Privat të Pensionit, duke udhëhequr tregun e sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët më të fortë dhe më të fuqishëm financiarë dhe grupet e sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 5,5 miliardë euro prime të shkruara/vit, 23,500 punonjës dhe 15,5 milionë klientë në 18 vende.

Sa i përket SIGAL UNIQA Group Austria, ajo ka 1936 punonjës në 1136 zyra dhe numëron mbi 500 mijë kontrata dhe 68.533.000 euro prime të shkruara gjatë vitit 2020.

Të fundit

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen

Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chandol, ka konfirmuar se vendi i tij do të nominojë presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, duke...

Kurti: Dënojmë sulmet në Gaza

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se Serbia po vijon përpjekjet për destabilizim të Kosovës. Ai tha se institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së...

Lajme të tjera

Web TV