Aeroporti i Vlorës dhe Rruga e Arbrit në ditë të shënuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka gjetur dy data historike 28 dhe 29 nëntor për të hapur një kantier, atë të Aeroportit të Vlorës dhe për të mbyllur një tjetër atë të Rrugës së Arbrit.

Festat e 28-29 nëntorit këtë vit do të jenë edhe një datë e rëndësishme sa i përket investimeve publike. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këto dy data për të hapur një kantier ndërtimi dhe për të mbyllur një tjetër. Ai bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se më 28 nëntor do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Po ashtu kreu i qeverisë njofton së në 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit. “28 nëntor- Hapet kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës 29 nëntor- Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit”, shkruan Rama, teksa poston pamje nga të dy veprat. Më herët gjatë replikave me opozitën në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte, por faktet flasin dhe në 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem që në qafën e Murrizit për shkak të problemit gjeologjik të tunelit që ka krijuar vonesa të mirëdokumentuara, gjithë pjesa tjetër është gati”. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka shpërndarë të njëjtin postim me kreun e qeverisë, tha se këto vepra të rëndësishme infrastrukturore janë për Shqipërinë e së ardhmes. “Jemi gati për të vazhduar veprat e rëndësishme infrastrukturore për shqiptarët, për Shqipërinë e së ardhmes”, shkruan Balluku.

Më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group. Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën. Nga ana tjetër, Rruga e Arbrit do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës.

Të fundit

Rama, me të rinjtë e Shkodrës: Me Benet Becin qëlluat në kokë! Gjetëm njeriun e duhur

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë shkodranë, pak minuta pas fjalimit që mbajti në pallatin e...

Albulena Haxhiu nuk heq dorë: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit, zgjedhje të reja!

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të...

Agron Shehaj fushatë në Shkodër: Nuk kam pranuar asnjë lloj pazari, votoni ndryshimin!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte sot në takim me banorët në Shkodër, ku shpalosi një pjesë të programit të forcës politike që...

Mourinho dhe Cristiano në një skuadër? Po, mund të ndodhë në 2026

Federata portugeze e futbollit po shqyrton seriozisht emërimin e Jose Mourinho si trajner i luzitanëve përpara Kupës së Botës 2026. Kjo do të ishte një...

Takimi në degën 4 në Tiranë, Berisha: Sivjet kemi entuziazëm të paparë, Rama vjedh

Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes 'PD-Shqipëria Madhështore', kreu i PD Sali Berisha, hodhi akuza ndaj...

Lajme të tjera

Web TV