Ndahen Gigi Hadid dhe Zayn Malik! Këngëtari akuzohet se godit nënën e modeles, reagon dhe Dua Lipa

Pas disa javësh thashetheme, se këngëtari i pop-it Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndarë, modelja theu heshtjen duke e konfirmuar.

Sipas mediave Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë pasi këngëtari u akuzua se ka goditur nënën e modeles, Yolanda Hadidi, e cila po mendonte që ta denonconte.

“Unë e mohoj me vendosmëri sulmin ndaj Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshëm dhe shpresoj që Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do t’i rregullojë në mënyrë familjare”- tha ai.

Në një deklaratë të veçantë në Twitter për 31 milionë ndjekësit e tij, pa përmendur emrin e Yolandës, ai pranoi se kishin debatuar me “fjalë të ashpra”.

Gjithçka ka nisur kur mamaja e modeles ka shkuar në shtëpinë e çiftit për të marrë gjërat e vajzës së saj kur ajo nuk ishte dhe sipas Yolanda, këngëtari e ka goditur. Në deklaratën e saj për ngjarjen Gigi tha se është e fokusuar tek më e mira për vajzën e saj, Khai.

Menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi nga Dua Lipa.

Gjërat po shkojnë shumë mirë në familjen e modeles bukuroshe Gigi Hadid. Ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj, Zayn Malik, me të cilin ka një fëmijë madje është raportuar dhe se ka rrahur mamanë e modeles, Yolanda Hadid. Përballë kësaj situate, edhe Dua Lipa, nuse në këtë familje, nuk ka heshtur. Ajo së bashku me të dashurin e saj, Anwar nuk e ndjekin më këngëtarin në Instagram.