Nga krimi te lufta kundër drogës, Nano i prerë me drejtorin dhe shefat e rinj të komisariateve në Tiranë: Dua rezultate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur gjatë mbrëmjes në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve.

Në këtë takim të parë, raportohet se Nano ka kërkuar rritjen e kontrollit të territorit përgjatë 48 orëve në vijim edhe për shkak të festës së Halloween-it. Ai ka kërkuar të shtohet vëmendja për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, të mbahen nën vëzhgim personat në kërkim, ata me armë pa leje, si dhe të kontrollohen vendet që kryejnë veprimtari të paligjshme si lloto sportive apo ushtrim prostitucioni.

Nano mësohet se u ka kërkuar vartësve të që të ushtrojnë kontrolle në magazinave, shtëpi me qira dhe vende të tjera që për shkak të konsumit të lartë të energji dyshohet se kryejnë prodhim të paligjshëm të bitcoinve. Dyshohet se ekzistojnë të paktën dhe 10 vende të tilla në Tiranë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kërkuar krimit ekonomik të bëjë vërë në sitë call centerat pasi shumë shtetas të huaj kanë akuzuar se janë mashtruar nga call centerat që operojnë në Shqipëri dhe që i premtojnë para në bursë, por në të vërtetë i vjedhin.

Mësohet gjithashtu se drejtoria e policisë së Tiranës ka kërkuar të shkëmbejë informacion me atë të Fierit, të Kavajës dhe të Niklës për ngjarjet e fundit kriminale pasi dyshohet se autorët e këtyre ngjarjeve fshihen në Tiranë. Bëhet fjalë për atentatin ndaj Demir Backës në Fier dhe grabitjen në shtëpinë e Nazmi Çangu në Nikël.

TABELA E NDRYSHIMEVE NË POLICINË TIRANË:

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Lexo edhe :  Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

2. Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1

3. Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2

4. Altin Lila – Komisariati nr. 3

5. Petrit Halo – Komisariati nr. 4

6. Oliger Torba – Komisariati nr. 5

7. Sali Skura – Komisariati Shijak

8. Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë

9. Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

10. Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

11. Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV