PS gati për zgjedhjet lokale, “topi” tek Presidenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit që do të jap Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, pritet që të dekretohet nga kreu i shtetit një datë e re për zgjedhje të pjesshme. Bashkitë ku kryetarët e zgjedhur kanë dhënë dorëheqjen, ose janë larguar nga Ligji i Dekriminalizimit do të kalojnë në zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e partisë në selinë rozë. Edhe pse nuk ka pasur asnjë komunikim për media nga ana e tij, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i cili ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale. Në një kominikim për median, Gjiknuri tha se Partia Socialiste është gati të hyjë në zgjedhje. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm i takon Presidentit Ilir Meta që të dekretojë datën e zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, brenda 45 ditësh. “Ne gati jemi dhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti i dekreton ato pas vendimit të Kushtetuese. Kjo është një çështje që pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj që ajo nuk ka pse ta vonojë vendimin. Brenda 45 ditëve ai duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi gati. Qëllimi është pse ky fokus tek partia. PS ka fituar zgjedhje dhe konkurron për të fituar. Partia është fokusi kryesor dhe ajo konkurron në zgjedhje në çdo kohë”, tha Gjiknuri. Sekretari i Përgjithshëm bëri me dije se fokusi i mbledhjes ishte për pjesën e organizimit dhe raportimin nga sekretarët në lidhje me punët e bëra. Përveç kësaj, u fol për strukturën digjitale, organizimin me të rinjtë dhe gratë dhe të gjithë procesin organizativ për ta kthyer PS në një forcë permanente të aftë nga pikëpamja elektorale jo vetëm në periudhat zgjedhore.

Reforma zgjedhore

Sa i përket ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, thotë se është gati të ulet në tryezë me Partinë Demokratike pasi Partia Socialiste i ka gati propozimet. “Komisioni i reformës zgjedhore ka qenë mbi partisan, pas marrjes së kërkesës së PD do të ngremë në parlament këtë komision. Ka një nevojë për bashkëpunim. PD dhe PS duhet të jenë pjesë e këtij komisioni. Ne kemi propozimet tona bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne e bëmë me PD kur nuk ishin pjesë e parlamentit”, tha Gjiknuri.

Voltana Ademi

Teksa të gjithë po presin Gjykatën Kushtetuese, Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse është gati për të kandiduar serish në zgjedhje të mundshme të parakohshme vendore. Pas takimit në Kryeministri, Ademi tha se duhet të presim vendimin e 2 nëntorit. “Do duhet të presim vendimin e 2 nëntorit”, tha ajo. Gjatë mbledhjes që patën dje në kryeministri Rama i kritikoi kryebashkiakët për menaxhimin e drejtorive të ujësjellësit. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje në një prononcim për mediat, Voltana Ademi iu kundërpërgjigj Ramës se në Shkodër nuk ka pasur investime dhe gjithçka që kanë bërë deri më tani është investuar nga fondi i brendshëm i bashkisë.

Lexo edhe :  “Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Historia

Në zgjedhjet që u mbajtën më 30 qershor të vitit 2019 Partia Demokratike vendosi të bojkotojë, pas vendimit që morën për dorëzimin e mandatit. Pa kandidatët e PD-së dhe aletaëve të saj, Partia Sociaslite futi në lojë parti të reja për të bërë të mundur të futej në një “garë”. Ka qenë partia e Astrit Patozit që e nxorri PS nga paligjshmëria, edhe pse nga juristë të njohur u konsiderua e paligjshme ngritja e kësaj partie, vetëm pak ditë para datës së zgjedhjeve. Megjithatë në disa bashki nuk pati kandidatë të tjerë përveç atij të Partisë Socialiste. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të merret këto ditë do të detyrojë  qeverinë dhe opozitën që të bëjnë zgjedhje të pjesshme në ato bashki që janë pa kryetarë si pasojë e dorëheqjeve dhe prekjeve nga ligji i dekriminalizimit. Partia Socialiste konfirmoi dje se është gati të hyjë në zgjedhje vetëm se duhet që Presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve.

Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi e cilëson pozitive që pozita dhe opozita të ndërhyjnë në Reformën Zgjedhor për përmirësimin e saj. Celibashi tha se ndërhyrjet janë të nevojshme pasi në të duhet të adresohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR. Por Celibashi pati një këshillë për klasën politike, që ndryshime nuk duhen lënë në moment të fundit pak para zgjedhjeve si herë të tjera, por është mirë që të bëhen sa më shpejtë. “Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshime në kodin zgjedhor, por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë iniciativë  pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 muaj apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve”, tha Celibashi.

 

Të fundit

Rrotullimi i… lumturisë/ Paraja dhe një dilemë e përjetshme

Sa lumturi blen paratë? The Economist, në frymën e Krishtlindjes, i përgjigjet dilemës së përjetshme me një mësim të thjeshtë të probabilitetit duke...

Barazia gjinore/ Berisha: Muri i patriarkisë është dhunuesi më i egër i lirisë

Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza për vjedhje ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një takim me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas,...

Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Nga Ylli Pata Edi Rama ikën, madje rrëmbehet me helikopter nga amerikanët, kurse doktori edhe pse është non grata e s’ka vizë, do të marrë...

“Nostrodamusi i Ballkanit”, ja parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2025-ën

Ndërsa vitit 2024 po i vjen fundi, publiku kërkon të dijë se çfarë ka rezervuar viti 2025 për njerëzimin sipas parashikueses së famshme bullgare...

PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Nga Ben Andoni Është i vërtetë postulati, se nëse liderët që e kanë tepruar me qeverisjen e tyre, nuk ndjejnë përgjegjësi në botën tridimensionale, atëherë...

Lajme të tjera

Web TV