Sekuestrimi i 145 kg kanabis/ Kush është Bujar Sefa që u shpall në kërkim, i njohur në Itali si koka e një bande droge bashkë me vëllezërit

Bujar Sefa (Xaka) i cili është shpallur në kërkim për kultivm kanabisi, në kuadër të operacionit ‘Noja’ në Krujë, është një emër i njohur për drejtësinë italiane.

Sefa është dënuar në Itali, me 12 vjet e 9 muaj dhe i është konfirskuar një pasuri me vlerë deri në 346 mijë euro. Sipas akuzës, ai ishte drejtuesi dhe organizatori i një grupi trafikantësh dhe tregtarësh të drogës në Itali.

Në bashkëpunim me vëllezërit e tij, Sefa organizonte punën dhe shpërndante drogë nga Holanda në Itali. Ai është në kërkim edhe nga autoritetet italiane. Të dënuar për drogë janë edhe 2 vëllezërit e tij, Islam dhe Jetmir Sefa . Ndërkohë, vëllai i tij tjetër, Hajdar Sefa, është arrestuar si pjesë e bandës së grabitësve ‘Babagjyshat’.