E diel e zezë në vend/ Tjetër aksident tragjik në Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën një 33-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend, kësaj here në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Bëhet me dije se rreth orës 21:15 në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Si pasojë e rënies, 33-vjeçari ka ndërruar jetë.

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Thirrjet antishqiptare, arrestohet një person i dyshuar në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas...

Lajme të tjera

Web TV