Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Bari të Italisë, brezat e ardhshëm do ruajnë identitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bari të Italisë është hapur një shkollë në gjuhën shqipe. Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Le Aquile di Seta”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme ku e pranishme ishte dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi dhe Dr. Alda Kushi.

Duke qenë se iniciativa nga shoqata e grave shqiptare në Bari, Mburimi shkruan në mediat sociale se: ‘Kur shkruani për gratë, duhet të zhysni stilolapsin në ylber dhe ta thani faqen me pluhurin e krahëve të fluturës.’

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Taulant Balla deklaron se e ka pritur me kënaqësi të madhe këtë lajm të mirë, pasi sipas tij bashkëkombasit të cilët jetojnë në Bari do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Sipas Ballës kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.

‘Me kënaqësi e prita njoftimin për hapjen e Shkollës në gjuhën shqipe në Bari të Italisë. Sigurisht një lajm i mirë për bashkëkombasit tanë të cilët jetojnë në Bari, pasi do të shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amë. Padyshim një lajm i gëzueshëm edhe për ne në Shqipëri, pasi kjo shkollë do të mundësojë që brezat e ardhshëm të mos humbin identitetin e tyre.’- shkruan ndër të tjera Balla.

Të fundit

Egli-Gertës: Doja të çohesha nga emisioni jot e të të thosha, të kam dhj*rë në emison

Në një episod të fundit të Big Brother VIP Albania, tensionet midis Egli Tako dhe Gerta Gixhari arritën kulmin...

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, shtyhet për të hënën seanca

Për ndryshimet në disa projektligje në Kodin Zgjedhor që lehtësojnë më tej procesin e votimit të Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, do të...

Meteorologia jep parashikimin e fortë: Ja kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, informoi mbi kushtet...

Lëvizje në Policinë e Elbasanit/ Ja kush e merr postin e zv/drejtorit

Vetëm dy muaj pas emërimit si zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, Ulian Shpataraku është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me një vendim...

Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën

Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira. E pasur me vitaminë C dhe thuajse...

Lajme të tjera

Web TV