“S’kishte stop”/ Megi Pojani rrëfen skenat e nxehta me Ermal Mamaqin, aktori përballet me reagimin e Amit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak kohë më parë u organizua në Tiranë një festë për promovimin e serialit me të ftuar VIP nga arti, politika, televizioni. Producenti Ermal Mamaqi e nisi prezantimin e serialit “H.O.T” me një fjalim të shkurtër falenderues për të gjithë ata që kanë punuar në realizimin e këtij seriali, duke prezantuar dhe kastin e aktorëve, mes të cilëve ranë në sy Inis Gjoni dhe Megi Pojani. 

Ndërkohë, seriali H.O.T (Humans of Tirana) nga Ermal Mamaqi nisi transmetimin në ekran, vëmendjen e tërhoqi pikërisht një skenë erotike, ku Megi i zbërthen pantallonat Mamaqit. Një skenë erotike e vërtetë, ku vetëm vend për humorin e Ermalit nuk kishte.

Ndërkohë, Megi Pojani, duke rrëfyer detaje nga xhirimet, tregoi se personazhi i saj, Xheni, është një personazh që do të ngjallë shumë debat, për shkak të rolit të saj, një vajzë joshëse, provokuese dhe totalisht e paturp. Megi u ndal pikërisht te kjo skenë intime, që kishte xhiruar me Ermal Mamaqin.

“Unë jam Xheni. Xheni është yll e bukur, shumë e mirë, si unë, prandaj po e them. Mendoj se Xheni është një ndër personazhet më komplekse të këtij seriali. Më pëlqen shumë që më është besuar ky personazh, sepse e di që do jetë personazh që ngjall shumë reagime, por fsheh shumë gjëra brenda që do zbulohen me kalimin e kohës. Kanë qenë xhirime shumë të mërzitshme… bëj shaka! Në fakt, kanë qenë gjithmonë xhirimet shumë interesante, nuk jemi lodhur asnjëherë, edhe pse kanë zgjatur me orë të tëra. 

Kemi kaluar shumë mirë. Nëse duhet të specifikoj një skenë, është ajo me Danin (luajtur nga Ermal Mamaqi) një skenë intime. Zakonisht në xhirime të tjera ka qenë nxitimi ta mbarojmë, ta mbarojmë, ndërsa te kjo skenë nuk kishte stop, duhet të shkonin deri në fund “all-in”. Ka qenë një nga skenat.. më të vështira nuk do të thoja, sepse ka qenë një ndër skenat më të rehatshme për t’u xhiruar. Ishim kaq komodë. U mblodhëm kaq shumë veta aty brenda te dhoma, duket si intime, por në fakt ishin edhe nja pesë veta që rrinin aty mbrapa të pasmeve të mia”, ka treguar Megi.

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Seriali “H.O.T” ku përveç humorit, dramës, ka edhe skena të nxehta, dhe Ermali është një ndër personazhet që luan vetë këto skena me disa nga vajzat e serialit, jo vetëm me Megin, por edhe me Jonida Vokshin etj.

I ftuar te “Rudina”, ai tregoi më shumë për xhirimet, dhe prapaskenat. Në një moment, moderatorja Rudina Magjistari e pyeti producentin e aktorin nëse bashkëshortja e tij, Amarda Toska është xheloze për skenat intime që ai luan në serial dhe Ermali tregoi se në fakt është ai që ka më shumë siklet. Ndërsa Ami nuk është xheloze pasi gjatë xhirimeve të këtyre skenave ka 30 veta mbi kokë.

“S’ka lidhje pjesa e xhelozisë se kemi 30 veta mbi kokë kur xhirojmë”, u përgjigj Ermali. Kujtojmë se seriali “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si: Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

Ermal Mamaqi e nisi projektin pas dy filmave të tij “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja” do të sjellë një serial të ri. Në një intervistë në “Dola tek Ola”, ai zbuloi disa nga personazhet dhe Inis Gjonin, e cila luan një rol negativ. Ermali edhe në këtë serial do të jetë pjesë edhe vetë dhe emri i tij do të jetë Daniel dhe shkurt Dani.

Ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në film të jetë i ftuar edhe ndonjë politikan, pavarësisht krahut politik që i përket. Ai tregoi se seriali do të ketë plot 12 seri dhe zbuloi edhe kuptimin e titull të serialit H.O.T, që është shkurtim i “Humans of Tirana” (Humanët e Tiranës).

Ermali tha me humor se sapo të shohim pjesën e parë të serialit, do të duam të dimë se si do të përfundojë seria e 12-të, pasi pikërisht në këtë pjesë të parë ishte dhe skena hot e tij me Megi Pojanin, së cilës ai nuk i rezistoi dot.

Të fundit

Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion...

Faqja e KQZ-së në ngërç, vazhdojnë problemet me shfaqjen e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të ketë probleme me faqen e rezultateve. Vazhdimisht kanë probleme pasi rezultatet nuk po shfaqen. Probleme të cilat kanë nisur...

Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Apeli rrëzon sërish kërkesën për lirimin nga qelia

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e të miturit Mario Përlleshaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit...

Si të trajtoni rrudhat me metodën e kanellës dhe mjaltit! Ja përfitimet që sjell

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek...

Lajme të tjera

Web TV