Manastirliu: Fëmijët do të vaksinohen me Pfizer, infektueshmëria në shkolla s’është e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Ogerta Manastirliu është thirrur për të raportua mbi situatën e pandemisë, në Komisionin e Shëndetësisë. Ministrja ritheksoi se për të vaksinuar fëmijët do të përdoret Pfizer, ashtu sikurse rekomandojnë rregullatorët.

Lidhur me situatën në shkolla, Manastirliu tha se infektueshmëria nuk ka qenë e lartë, për shkak se mësuesit janë të vaksinuar.

“Në Shqipëri kanë mbërritur 235 mijë vaksina anti-grip që janë të shpërndara në të gjitha qendrat shëndetësore. E përfitojnë falas të gjithë të moshuarit me sëmundje kronike dhe gratë shtatzënë.

Me rekomandimin e komitetit në udhëzimin që tashmë është shpërndarë, për sa i përket vaksinimit të fëmijëve do të jetë vaksina Pfizer.

Për sa i përket testimit. Ashtu sikurse iu kemi informuar, që në fillim të pandemisë, fokusi ynë ka qenë një strategji që bazohet në çdo shkollë. Në krahasim edhe me periudhën e mëparshme ka një ulje të incidencës për s ai përket rasteve te mësuesit dhe nxënësve.

Infektimet te mësuesit dhe nxënësit, në këto 4 javë, pritshmëria jonë ka qenë kjo që po ndodh, pra të mos kemi një rritje të lartë. Mësuesit janë të vaksinuar, sigurisht që edhe infektueshmëria nuk do të jetë në kurbë të lartë,” tha ministrja.

Të fundit

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Lajme të tjera

Web TV