Ish-gjyqtarja e Krujës pranon akuzën për korrupsion, GJKKO i jep gjykim të shkurtuar Enkelejda Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejda Hoxha, ish-gjyqtarja e Krujës e akuzuar për korrupsion do të përfitojë gjykim të shkurtuar. Duke qenë se ajo kishte depozituar në Gjykatën e Posaçme kërkesë për gjykim të shkurtuar, rrjedhimisht ajo ka pranuar dhe akuzën e ngritur për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Edhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar duke pranuar akzuat, por duket se GJKKO ka pranuar vetëm kërkesën e Enkelejda Hoxhës. Seanca e radhës për ish-gjyqtaren e Krujës, e cila liroi nga burgu disa kriminelë të dënuar përjetë, do të mbahet me 17 nëntor ora 10.00.

Në seancën paraprake gjykim të shkurtuar kanë kërkuar Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçin, Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj dhe Gentjan Nezaj. Mësohet se i vetmi që nuk kërkoi gjykim të shkurtuar është Isuf Tanuzi.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 8 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore dhe bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Enkelejda Hoxha ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Të fundit

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te...

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa dalë në kopertinë. Instinkti im gazetaresk...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Lajme të tjera

Web TV