Vrasja në sheshxhirim, reagon për herë të parë ndihmës regjisori që i dha armën aktorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndihmës regjisori, i cili i dha Alec Baldwin një armë me një plumb të vërtetë, ka folur për herë të parë publikisht për xhirimet e filmit Rust, ku u vra drejtoresha e fotografisë, Halina Hutchins. Në një deklaratë për New York Post, Dave Halls nuk dha detaje mbi incidentin në New Mexico muajin e kaluar, por tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e Hutchins.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Halls i tha Baldwin-it se arma ishte e sigurt kur ia dorëzoi gjatë provave. Thuhet se Halls gjithashtu u tha hetuesve se ai nuk e kontrolloi plotësisht armën përpara se t’ia jepte aktorit. Rezultoi se arma kishte një plumb të vërtetë, i cili goditi Hutchins në gjoks dhe regjisorin Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, në shpatull.

“Halina Hutchins nuk ishte vetëm një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar, por edhe një shoqe”, tha Halls. “Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e saj. Shpresoj se kjo tragjedi do ta shtyjë industrinë të rivlerësojë vlerat dhe praktikat e saj për të siguruar që askush të mos lëndohet përsëri përmes procesit krijues”, shtoi ai.

Autoritetet e qarkut Santa Fe po hetojnë incidentin dhe prokurori përgjegjës për çështjen nuk e ka përjashtuar ndjekjen penale. Në raport, thuhet se tre persona e përdorën armën përpara të shtënave, Baldwin, Halls dhe 24-vjeçarja Hannah Gutierrez-Reed.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV