Del nga reanimacioni 6-vjeçarja që u dhunua nga i ati, gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme

Young little girl in the hospital bed using nebuliser to relieve the cough. Horizontal framing, shallow depth of field, adobeRGB photo.

Lajme të mira vijnë në lidhje me vajzën 6-vjeçare në Kamëz, e cila u abuzua dhe dhunua në mënyrë barbare nga i ati. Mësohet se vajza sapo ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Të pranishme në dhomën ku ndodhet e shtruar vogëlushja, nodhet edhe dy punonjëse të mbrojtjes së fëmijëve nga Drejtoria e Shërbimit Social. Bëhet me dije se ata kanë marrë urdhër që të mos lejojnë praninë e mediave.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u publikua ditën e shtunë. Vajza u dërgua menjëherë në spital nga e më në gjendje të rëndë.

Nëna e vajzës në një intervistë dje tha se kishte mushkëritë e plasaritura, dhe çarje në zorrë dhe se mjekët i kishin thënë se gjendja është kritike. Por duket se mrekullia ka ndodhur dhe vajza tani është në gjendje të mirë shëndetësore.