Komisioni hetimor për 25 prillin/ PS kërkon informacion për strukturën e mbrojtjes së votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Përfaqësuesi i PS Toni Gogu ka kërkuar informacion drejtuar Lulzim Bashës dhe Policisë së Shtetit për strukturën e mbrojtjen e votës e ngritur nga PD.

“Kërkesë për Lulzim Bashën, kërkojmë informacion të detajuar, kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës, me cfarë platforme, akti që e ka themeluar strukturën në fjalë, si janë organizuar nga qendra e partisë deri në njësinë bazë, cila ka qenë skema organizative e kësaj strukture, si është financuar, mbi cilat kritere është bërë rekturimi, sa ka qenë numri i anëtarëve, cilët kanë qenë drejtuesit, lista ë anëtarësisë, veprimtaria e tyre dhe e secilën anëtarë, a ka pasur përpjekje nga drejtuesit për korrigjimin e akteve të kundraligjshme, a ekziston sot, kjo strukturë, nëse jo a ka skema të ngjashme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture. Kërkesa e dytë për Policinë e Shtetit. A ka qenë në dijeni policia e shtetit për këtë strukturë, cila ngjarje për krime zgjedhore janë kallëzuar nga kjo strukturë, në sa ngjarje rezulton e përfshirë struktura e mbrojtjes së votës, në cilat qarqe kanë ndodhur, a ka patur bashkëpunim të kësaj strukture me policinë e shtetit, po denoncime”– tha ai.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV