“Atë hall e dimë ne”/Habit me përgjigjen nëna e vajzës së përdhunuar në Gjirokastër

“Atë hall e dimë ne”. Këto janë disa nga fjalët e pakta që nëna e 16-vjeçares që u përdhunua nga daja i babait në Gjirokastër thotë për gazetarët.

Ajo nuk dëshiron të flasë teksa në një prononcim të shkurtër shokon me deklaratën e saj kur thotë se vajza është shumë mirë, në kundërshtim me mjekët që flasin për një gjendje të rëndë të minorenes që ka shkuar në spital me hemorragji e hemoglobinë 1.

E pyetur se çfarë do bëjnë, nëna e saj thotë asgjë, teksa sa i përket denoncimit, edhe atë e ka bërë xhaxhai i vajzës.

“Asgjë do ta lëmë në heshtje. Ka shkuar kunati në polici. Vajza është shumë mirë, atë hall e dimë ne”, tha ajo.

Policia e Gjirokastrës arrestoi pas ngjarjes 53-vjeçarin Kabuli Hunda si autor të përdhunimit, të ndodhur jo vetëm një herë.